Kronikë

112,411 dëshmi penaliteti të dhëna me vulë elektronike në e-Albania! Karçanaj: Janë eliminuar 12.8 vite kohë pritje në radhë

6 Prill 2021, 12:37| Përditesimi: 6 Prill 2021, 13:01

  • Share

TIRANË- Pajisja me dëshmi penaliteti ka qenë dhe është nga dokumentet më të kërkuara nga qytetarët në platformën e-Albania. Dikur, dokumenti merrej me postë pas 15 ditësh dhe me para, pa llogaritur pritjet në radhë. Tani më nëpërmjet platformës e-Albania, nga janari 2020, dëshmia e penalitetit merret online, me vulë elektronike dhe pa pagesë!E 

“Dëshmia e penalitetit është shërbim jetik për qytetarët, për çdo aplikim, për çdo zyrë. Falë shërbimit online në e-Albania 112,411 dëshmi janë dhënë me vulë elektronike!  Mbi 47 milion lekë u kemi kursyer qytetarëve dhe ekonomisë shqiptare”, shkruan drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karçanaj.

Dëshmia e Penalitetit gjenerohet maksimumi brenda 5 ditësh në seksionin "Dokumentet e mia", në e-Albania.

“Falë e-Albania, qytetarët kanë kursyer para dhe kohë! Janë eliminuar 12.8 vite kohë pritje në radhë. Vetëm gjatë vitit 2020 në platformë janë gjeneruar 74,320 dëshmi penaliteti, për të cilat dikur qytetarët: Duhet të mbanin radhë në postë; Duhet të paguanin 420 lekë dhe duhet të prisnin 2 javë për të marrë dëshminë. SOT, falë e-Albania, dokumenti merret brenda 5 ditësh, pa para, pa dokumente shtesë, nga Smartphone apo kompjuteri”, shkruan Karçanaj.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?