Ministri Niko Peleshi dhe presidenti Bajram Begaj

111 vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Begaj: Përulemi ndaj kontributit dhe sakrificave të të gjithë efektivëve

4 Dhjetor 2023, 08:32| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 11:20

  • Share

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi Forcat e Armatosura të Shqipërisë për 111-vjetorin e themelimit.

Në një mesazh të posaçëm në profilin zyrtar në facebook, Presidenti Begaj shprehet se Forcat e Armatosura janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Begaj vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misonesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe në botë, si dhe përmbushjen e detyrave me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.

Në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ai u shpreh gjithashtu se angazhimi i ushtarakëve ndaj Atdheut, Nderit dhe Detyrës mbetet i shenjtë dhe mbështetja e shoqërisë për Forcat e Armatosura do jetë e pakursyer.

"Në këtë ditëlindje të 111-të të tyre ne përulemi, nderojmë dhe jemi mirënjohës për shërbimin, kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura", shkruan Presidenti Begaj në këtë përvjetor të themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ora 11:20
111 vjetori i themelimit të FA, ministri Peleshi: Krenarë për kontributin si aleat të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka uruar Forcat e Armatosura Shqiptare për 111 vjetorin e krijimit. Peleshi thotë se është krenar për kontributin e tyre si aleat dhe partner i NATO-s.

“111 vite nga krijimi i Forcave të Armatosura! Mirënjohje të thellë për të gjithë efektivët dhe personelin e angazhuar, të cilët janë të dedikuar që Forcat e Armatosura të jenë simboli më i mirë i forcës dhe përkushtimit ndaj sigurisë, lirisë dhe të interesave të kombit tonë. Krenarë për kontributin e jashtëzakonshëm si aleat dhe partner në NATO, ku do të vazhdojmë të jemi një forcë e fortë në skenën ndërkombëtare”, shkruan Peleshi.

 

Ora 10:23
Rama uron Forcat e Armatosura për 111 vjetorin e krijimit: Efektivët tanë, mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë dhe lirisë

1697488136_edirama.JPG

Kryeministri Edi Rama ka uruar Forcat e Armatosura Shqiptare për 111 vjetorin e krijimit. Nëpërmjet një postimi në facebook, Rama shkruan se efektivët e Forcave të Armatosura janë mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë dhe lirisë së kombit shqiptar.

“Në 111 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, efektivët tanë janë mishërim i përkushtimit ndaj sigurisë, lirisë dhe interesave të kombit tonë”, shkruan Rama krahas fotos.

 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 04/12/2023 12:51

    Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Veteranëve është kreu i Departamentit të Çështjeve të Veteranëve të Shteteve të Bashkuara, departamenti që merret me përfitimet e veteranëve, kujdesin shëndetësor dhe memorialet dhe varrezat kombëtare të veteranëve. Sekretari është anëtar i kabinetit dhe i dyti i fundit në vendin e gjashtëmbëdhjetë në radhën e pasardhësve të presidencës (pozicioni ishte i fundit deri në shtimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara në 2006.Denis McDonough aktualisht po shërben si sekretari i 11-të i çështjeve të veteranëve që nga 9 shkurti 2021 nën Presidentin Joe Biden. Ndersa ne Shqiperi kemi nje Ministri Rinie... per nuset e miqve.

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 04/12/2023 12:14

    'Lumja,ne moj SHQIPËRI për këtë farë ushtrie që sigurin kombëtare e varr nga dynjaja.Uzhtrin në këtë gjëndie e çojë pol.e p.d. me s.b. dhe që nuk u ndëshkua.Por kujdes forca pol.në qeversie se kultura e tepruar me të pa burin është FATKEQËSI.

    Përgjigju
  • Arbëri: 04/12/2023 10:33

    Nga cili rrokaqiell ka kërcyer ky ushtarë… ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?