110-Vjetori i Pavarësisë, deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë mbledhje të përbashkët të dy kuvendeve në Tiranë! Zbardhet axhenda

26 Nëntor 2022, 12:11| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 12:37

  • Share

E nesërmja (27 nëntor 2022) do të jetë një ditë historike, pasi për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve.

Mbledhja do të nisë në orën 10:00, në sallën e seancave plenare ne Tiranë. Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Mbledhja do të vijojë me fjalimin e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe fjalimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.  Nga një fjalë përshëndetëse do të mbajnë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kuvendit të Kosovës. 

Axhenda           
 

Ora 21:55
Seanca e përbashkët, deputetët e Vetëvendosjes nisen drejt Shqipërisë pa opozitën (FOTO)

1669496297_Screenshot20221126212301600x360.png

Deputetët e VV-së, rreth orës dymbëdhjetë u mblodhën në ambientet e kuvendit të Kosovës dhe u nisën drejt Shqipërisë, ku do të mbahet seancë e përbashkët në prag të 28 nëntorit. 

Shumë emocionuese këtë vizitë e cilëson shefja e grupit parlamentar të partisë në pushtet, Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila. Aktivitetet e përbashkëta po i vlerësojnë me rendësi edhe përfaqësues të tjerë të qytetareve.

Në autobusin ku ishte planifikuar të hynin rreth 40 deputetë, ajo që vërehej ishte mungesa e atyre të opozitës.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ermal: 26/11/2022 12:46

    Kjo eshte nje hipokrizi e shpifur dhe per kete shkaku kryesor jane plerat Osmani, Kurti, Pis limi dhe kjo qiveri e ndyre dhe percarese e kombit nga keta ndyresira qe do te mbeten ne histori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?