110-vjetori i Pavarësisë/ Kujtohen tre firmëtarët e pavarësisë nga qyteti i Beratit, Mano: Varri i Bab Dudë Karbunarës të kthehet në kishën e Shën Gjergjit

29 Nëntor 2022, 16:09| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 16:34

  • Share

Tre firmëtarët e Pavarësisë, atdhetarët e njohur nga qyteti i Beratit, Dhimitër Tutulani, Iliaz Vrioni dhe Bab Dude Karbunara janë përkujtuar në një simpozium historik zhvilluar në muzeun “Solomon” me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Studiuesja Nini Mano tha solli në vemendje faktin se varri i rilindasit Bab Dude Karbunara, shkatërruar në kohën e komunizmit ende nuk është rivendosur në kishën e vjetër të shen gjergjit që ndodhet në kalanë e Beratit.

“Në këtë sesion ia vlen të të ngremë dhe problemin e një mungesë, siç është mungesa e varrit të Bab Dudë Karbunarës. Në periudhën e komunizmit, kisha e Shëngjergjit në Kala u shkatërrua. Kisha ishte zgjedhur për të nderuar aktivitetin patriotik, që gjithë jetën e tij e shkriu për atdheun. U prish kisha u prish dhe varri! Por atëherë pati dy njerëz të mençur që u morën eshtrat dhe i varrosën diku. Ndaj sot me të madhe e them se Berati duhet të respektojë kujtimin e tij. Ne si beratas kontribuojmë për ngritjen e varrit, por ama duhet që institucionet shtetërore të marrin vendimin për ta vendosur varrin atje ku ka qenë, në kishën e Shën Gjergjit”, tha Mano.

Po kështu historianët Marela Guga dhe Viktor Papa folën për jetën dhe veprën e Iliaz Vrionit dhe Dhimiter Tutulanit, duke nxjerr në pah fakte të rëndësishme historike mbi firmëtarët e Beratit. Aktiviteti u zhvillua në ambientet e muzeut të hebrenjve “Solomon”, pasi qyteti 2400 i Beratit nuk e ka ende një muze historik.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beratsi: 30/11/2022 02:01

    tre gjera. Ska var , ska lapidar pekujtimor, dhe ska muze e dyta. bab duda ish figura me e rendesishme per beratin ne te jeten e tij, pasi si asnje u zgjodh ne pleqerine e kuvendit te Vlores me vota maximale, dhe ish me perbashkuesi ne ter ate dite pavaresieù e treta, vendosi nje fakt historik unikal ne themelet e shqiperise, ktheu ismail qemalin te ribene qeverine dhe ta ndante mes besimeve, rast i vetem. dh e fundit, as Enver Hoxha nuk guxoj ti thonte nje gje personalitetit te bab dudes, dhe keta birbo nuk nxjerin kockat dhe i bejne nje var dinjitoz themeluesit te shtetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?