110 vjetori i pavarësisë/ Festa kulmon në shesh me koncertin e yllit Dua Lipa! Mijëra qytetarë sfidojnë temperaturat e ulëta (VIDEO me DRON)

28 Nëntor 2022, 21:01| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 23:00

  • Share

TIRANË- Festimet për 28 nëntorin kanë kulmuar me festivalin e këngëtares me famë botërore, Dua Lipa në Sheshin ‘Skëndërbej’. Si asnjëherë tjetër në shesh janë mbledhur mijëra qytetarë të cilët kanë sfiduar temperaturat e ulëta, për të ndjekur spektaklin e yllit botëror në këtë ditë të shënjuar për shqiptarët. Pamjet me dron që sjell Shqiptarja.com tregojnë pjesëmarrjen e një numri të lartë të qytetarëve duke mbushur çdo cep të sheshit.

Koncerti nisi rreth orës 19:00, me një performancë të këngëtares shqiptare Elvana Gjata, ku në kor me të pranishmit kënduan këngën ‘kuqezi’ duke krijuar një atmosferë elektrizuese, kryefjalë e së cilët kanë qenë padyshim notat patriotike.

Më pas, në skenë ka mbërritur Dua Lipa e cila ka zgjedhur pikërisht Tiranën, kryeqytetin shqiptar dhe 28 nëntorin për të përfunduar turin e saj ‘Future Nostalgia’. E veshur si një ‘xixëllonjë’ sigurisht nuk mund të mungonte edhe simboli i shqiponjës nga ana e Duas që rrëmbeu duartrokitjet e mijërave qytetarëve në shesh.  Gjatë koncertit, Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falenderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.

Ky është shou  94-për Dua Lipën në kuadër të turit të saj botëror, që zgjodhi ta mbyllte pikërisht në atdheun e saj.

Video nga performanca e Dua Lipës

Ora 22:57
Dua Lipa përfundon koncertin në Tiranë, spektakël fishekzjarrësh në kryeqytet (VIDEO)

 

Në përfundim të performancën së këngëtares me famë botërore, u dhurua edhe një spektakël me fishekzjarre. Report Tv sjell video nga momenti final i koncertit.

Ora 22:25
FOTOLAJM/ Koncerti madhështor në sheshin “Skënderbej”, Dua Lipa mbledh mijëra njerëz për të festuar

1669670614_finalprojekt.00060315.Still001.jpg

Mijëra njerëz kanë “zbarkuar” në sheshin ‘Skënderbej’ për të ndjekur nga afër, yllin e muzikës Pop, Dua Lipa. Siç duket edhe nga fotoja, një numër shumë i madh qytetarësh janë duke festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nën tingujt e këngëtares më të dashur për ne dhe gjithë botën.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Soni: 29/11/2022 07:40

    Bravo delet, buke dhe muzike duan.. beeee beeeeee

    Përgjigju
    • Arixhiu: 29/11/2022 10:04

      Per sa kohe qe te kemi buke e muzike nuk pyesim ne. Ejani ketu ketu bashke me ne.

    • SONA: 29/11/2022 08:20

      HE MOS U MERZIT SE DHE TY DO TE VI DITA....JA IK NE PROTESTE TI DHE 2 DITE EDHE IK NE PROTESTE ME BUKE ME VETE.............LOPCAR PD MUUUU

  • Alte: 29/11/2022 05:32

    Ndersa une u merzita. Sepse ylli boteror i politikes, artit, kenges dhe valles, Edi Rama, nuk performoi. Shume gabim.

    Përgjigju
    • A. N.: 29/11/2022 10:05

      Pse ku ishte duke bere estrade ai?

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?