11-vjeçari shqiptar, aktori më i
mirë në Campus Movie Fest

4 Maj 2013, 17:02| Përditesimi:

  • Share
Alex Dhima, një 11-vjeçar me origjinë shqiptare ka fituar Çmimin Aktori Më i Mirë, në Campus MovieFest.

Ai ka luajtur në filmin me metrazh të shkurtër “Wishbone”, në të cilin ka rolin e një djali, që keqtrajtohet nga fëmijë të tjerë në shkollë. Kjo temë sociale e së përditshmes amerikane ka pasur shumë viktima fatale në jetën reale dhe filmi ndonëse i shkurtër nuk kursen asnjë emocion.

Filmi është prodhuar nga “Part Time Creative” dhe “Shanahan Films”, i shkruar dhe realizuar nga dy talentet e reja, Michael Shanahan dhe Mac Capen, njëkohësisht dhe regjisor.

Campus MovieFest u mbajt këtë vit në Bridgeëater State University.
Nga 92 filma me metrazh të shkurtër, që u pranuan për konkurrim, vetëm 16 u zgjodhën për t’u shfaqur gjatë festivalit, një nga këto ishte “Wishbone”, që fitoi edhe çmimin si Filmi më i mirë.

Campus MovieFest është festivali më i madh në botë i filmave të studentëve dhe ka si mision të zbulojë dhe prodhojë gjeneratën e re të kinematografëve amerikanë.

Alex Dhima

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?