Sport

11 vite pas ‘tripletës’, Jose Mourinho sfidon Interin! ‘Special 1’ zyrtarizohet te Roma

4 Maj 2021, 15:53| Përditesimi: 4 Maj 2021, 15:55

  • Share

Jose Mourinho do rikthehet në Seria A 11 vite pas largimit nga Inter, pasi ‘Special 1’ ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Romën. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi italian që shprehet i lumtur për këtë marrëveshje.

Mourinho do marrë drejtimin e Romës në fund të këtij sezoni kur trajneri aktual Fonseca do të largohet.

Tifozët e futbollit në Itali por jo vetëm, që tani kanë filluar të presin me padurim sezonin e ardhshëm, pasi pëballë do jenë Mourinho dhe Conte, dy trajnerë që kanët inatet e tyre ndaj njëri-tjetrit, që nga koha kur italiani drejtonte Chelsea-n.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?