11 vite nga protesta e 21 janarit ku u vranë 4 protestues, Prokuroria ende pa përgjigje nga policia për identifikimin dhe ekzaminimin e armës që vrau Aleks Nikën

5 Janar 2022, 13:29| Përditesimi: 5 Janar 2022, 13:35

  • Share

Në 11 vjetorin e vrasjes së 4 protestuesve në bulevard përpara Kryeministrisë, Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar përgjigje Policisë për veprimet e lëna për të bërë, për ekzaminimin dhe identifikimin e armës që vrau Aleks Nikën. Në maj të 2021 dosja e "21 Janarit" u kthye në polici për veprim, por ende Prokuroria nuk ka marrë një përgjigje.

Më 27 maj 2021 Prokuroria e Tiranës rifilloi hetimet për dosjen “21 janari” ku fokus ka zbardhjen e autorit që i mori jetën protestuesit Aleks Nika 11 vite më parë, e megjithatë nuk duket të jenë bërë përparime në këtë drejtim. 

Më 21 Janar 2011 humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste dhe hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, që u dënua nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” .

Komento

Komente

  • Loni: 05/01/2022 14:45

    Meqe berisha me Basha e kompani I vrau edi rama me kompani than do ju bejme drejtesi presidenti Po Denon aktin edhe ku na lane e ku na mbeti ngrejme supet lart per nga zoti ndoshta!? Apo te shpresojme ne spak-era me shoke!? Nje sharlatad qe vazhdon me shum se 1 dekade e 1 vit edhe do vazhdoj ne infinit... Mos paç keq ne kete vend se as ne varr nuk gjen qetesi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?