11 të vdekur dhe 820 të infektuar/ Shqiptari në Londër: Baret, restorantet dhe metrot plotë! Po u japim kohë specialistëve të marrin vendimet

14 Mars 2020, 13:08| Përditesimi: 14 Mars 2020, 14:06

  • Share

LONDËR- 11 të vdekur dhe 820 të infektuar duket se nuk kanë ndikuar aspak të anglezët që të ndryshojnë përditshmërinë e tyre.

Në një përshkrim të shkurtër për Report Tv nga shqiptari Ermir Ibrahimllari, i cili prej 18 vitesh jeton dhe punon atje,  tha baret janë akoma të mbushur, restorantet janë plot, njerëzit lëvizin  me metro. Për qeverinë e atjshme është ende herët për të marra masa "drastike", tha Ibrahimllari, teksa vuri theksin se po u jepet koha e duhur specialistëve për të marrë masat e nevojshme. Sipas Ibrahimllarit, ka pak panik nga qytetarët, disa prej të cilëve kanë zbrazur supermarketet, por në përgjithësi situata paraqitet e qetë. 

"Sa i përket virusit, nuk dimë asgjë akoma. Duhet të jemi të kujdesshëm se si përhapet, nuk dihet si do reflektohet kjo, Sa i përket gjendjes në rrugë apo supermarkete, përgjegjësish është e qetë, ka disa zona ku ka panik. Situata në tërësi, baret janë akoma të mbushur, restorantet janë plotë, njerëzit lëvizin  me metro. Pritet që në javët në vazhdim pritet të ndryshohet. Qeveria thotë që është herët akoma, paniku do e gjunjëzonte sistemin financiar, mjekësor, nuk dihet në çfarë niveli do ndikojë.  Po u japim specialistëve kohën e duhur dhe do marrim vendimet që ato thonë, jo të përdoret nga politika apo të marri ata një vendim. Se s'janë ato që do të marrin vendime, por thjeshtë i implementojnë. Të rrimë të qetë, të mos panikohemi se to na çojnë në gabime. Jo, nuk e kanë kapacitetin mjekësor Britania. Nëse ka panik, sistemi mjekësor do gjunjëzohet", tha Ibrahimllari.

Në Angli deri më tani janë konfirmuar 11 të vdekur dhe 820 të infektuar, e ndërsa sot ka rezultuar pozitiv me koronavirus një foshnje e sapolindur, duke u bërë e infektuara më e vogël në botë.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në botë nëpërmjet syrit të shqiptarëve në Report TV! Daci: Në Itali po luftojmë presionin psikologjik! Ibrahimllari: Baret, metrot në Londër plotë (VIDEO)


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?