11 profesionet me paga më të
larta vjetore në SHBA për 2016

31 Mars 2016, 07:44| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Sfida e përhershme e prindërve  për të zgjedhur rrugën e karrierës për fëmijët e tyre mbetet gjithmonë e njëjta: Cili profesion do ti ofronte fëmijës së tij  mundësitë më të mira në drejtim të pagës, të rritjes në karrierë  dhe mundësive për punësim?

Sipas webfaqes “Glassdoor”, dedikuar punësimit, në krye të klasifikimeve qëndrojnë profesionet që lidhen me  tre fusha: teknologji, shëndetësi, dhe fushat e biznesit. Këto profesione edhe për vitin 2016 ofrojnë paga vjetore me gjashtë shifra. Profesionet që janë përfshirë në listën e më të preferuarave janë përcaktuar mbi bazën e të dhënave aktuale, të vitit 2016.

Megjithatë, mendohet se këto profesione do të vijojnë të qëndrojnë në krye të klasifikimit edhe për vitet në vazhdim, tha Scott Dobroski, drejtor i komunikimeve me korporatat tek Glassdor. Shumë nga vendet e preferuara ndodhen në një numër të madh sektorësh, çka shpjegon edhe pse ka më shumë kërkesa për to.
“Në rast se ti je aktualisht student, apo ndodhesh në marrëdhënie pune, por je i pakënaqur e kërkon ndryshim, këto ‘punët e mira’ mund të shërbejnë si një pikë orjentimi dhe tregues”, thotë Dobroski.

“Më e rëndësishmja është se shumica e tyre gjenden në të gjithë sektorët. Kjo tregon se ka kërkesë dhe mundësi për to. Vetëm pak prej tyre janë profesione të kufizuara”. Megjithëse për këto punë ka një kërkesë të lartë në mbarë industrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shumë prej tyre kërkojnë arsim përkatës dhe përvojë, si dhe psh një diplomë për financë apo disa vite trajnimi për mjekësinë.

Ndërsa i rendit profesionet nga vendi i 11 deri në vendin e parë, ky klasifikim i “Glassdoor” nxjerr një krye njëkohësisht jo vetëm profilet më të paguara por edhe ata ku ka më shumë vende të lira pune, pra kërkesë në rritje për punësim.

Në vend të 11-të renditet profesioni Menaxher analitik me një pagë mesatare vjetore 105,000 dollarë amerikanë.
Në vend të 10-të është Menaxher auditimi me një pagë  vjetore  95,000 dollarë.
Në vend të 9-të inxhinier programimi me pagë vjetore 95,000 dollarë.
Në vend të 8-të  është profesioni Menaxher prodhimi me një pagë mesatare vjetore 106,680 dollarë.
Në vend të 7-të është profesioni “asistent mjek”  me një pagë vjetore 97,000 dollarë
Në vend të 6-të është renditur  menaxheri i burimeve njerëzore, një profesion që paguhet me 85,000 dollarë në vit.
Në vend të 5-të renditet profesioni “projektues për celularët” me një pagë mesatare vjetore 90,000 dollarë.
Në vend të katërt renditet profesioni i menaxherit të punësimit me pagë vjetore 125,000 dollarë.
Në vend të 3-të  është  profesioni  programues kompjuterash, i paguar  mesatarisht me 119,500 dollarë në vit.
Në vend të dytë renditet profesioni i menaxherit të taksave me pagë mesatare vjetore 108,000 dollarë në vit
Dhe në vend të parë si profesioni i paguar më mirë e njëkohësisht me perspektivë më të lartë për punësim në të ardhmen është profesini “shkencëtar për arkivat” me një pagë mesatare vjetore  prej 116,840 dollarë në vit.


Redaksia Online
(E.Ç./Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?