Në këtë ditë të shënuar për vendin tonë, 109-vjetorin e Pavarësisë nuk kanë munguar as urimet nga bota e showbizit.
Ata kanë zgjedhur mënyra të veçanta për të uruar Pavarësinë e Shqipërisë, disa me këngë, disa të veshur me kostume popullore e të tjerë me urime në rrjetet sociale.
Shqiptarja.com ju sjell në vëmendje disa prej urimeve të personazheve publik në Shqipëri.
Gold Ag ka zgjedhur ta urojë Ditën e Pavarësisë në një mënyrë komplet ndryshe nga VIP-at e tjerë. Në këtë ditë të shënuar djali i tij, Gueril feston 1-vjetorin, ndërsa Gold Ag i ka dedikuar një këngë e cila lidhet edhe
“Gueril të fali zoti më 28 nëntor, Gueril nëpër shekuj, Gueril me pushkë në dorë, Gueril të fali zoti më 28 nëntor”, thuhet në këngë.
Moderatorja e dashur për publikun, Luana Vjollca ka zgjedhur ta urojë ndryshe këtë ditë, me kostumet tradicionale me motive kombëtare.
“Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke! Gëzuar Shqipëria ime”, shkruan Luana.
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka uruar shqiptarët për 109-vjetorin e Pavarësisë.
Me duart në formën e shqiponjës, Dua ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga muzeu i “Skënderbeut” në Kalanë e Krujës, të cilën e vizitoi verën e këtij viti së bashku me familjen.
“Urime 28 nëntorin. Urime Ditën e Pavarësisë Shqipëri”, shkruan ajo krah fotos.
Ajo ka publikuar edhe disa fotografi të tjera, nga vizita e saj në Krujë.