108 vjetori i shpalljes së Pavarësisë ka mbledhur "politikën" shqiptare në Vlorë, por i vetmi që ka bërë përjashtim ka qenë kreu i PD Lulzim Basha.
Ndonëse presidenti Ilir Meta, kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, Basha nga ana tjetër ka zhvilluar homazhe i vetëm në pranë "Varrezave të Dëshmorëve".
Në fjalën e tij, kreu demokrat uroi të gjithë shqiptarët duke thënë se 28 nëntori i ardhshëm do të na gjejë me një Shqipëri të shëndetshme dhe më pranë Europës. Ndërkaq ai shkoi dhe në përmendoren e Ismail Qemalit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku vendosi kurorë me lule duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 Nëntor 1912.
Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka qenë në Vlorë në këtë ditë, ku ka zhvilluar homazhe pranë varrit të Ismail Qemalit. Në urimin e saj, Kryemadhi ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë qytetarëve qeverisë dhe për t'i bërë ballë shpopullimit të vendit. Më tej ajo shtoi se detyra e të gjithë politikanëve është t’u bëjnë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve, kudo që janë në të gjithë botën, të kthehen në Shqipëri.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar sot ditën e lindjes së Adem Jasharit, i cili ka ardhur në jetë më 28 nëntor.
Basha shkruan se shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë si simbol i mirënjohjes kombëtare, 8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë. Në postimin e tij kreu demokrat thekson se Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim.
"Kombi shqiptar nderon sot heronjtë e pavdekshëm që sakrifikuan gjithçka për pavarësinë dhe lirinë kombëtare, si Komandanti Legjendar Adem Jashari i cili lindi në 28 nëntor.
8 vjet më parë, në 100 vjetorin e Pavarësisë dhe me nderet me të larta ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës, shtatorja e Adem Jasharit u ngrit në Tiranë, si simbol i mirënjohjes kombëtare dhe kujtesës së pamort për veprën e tij për lirinë e Kosovës.
Adem Jashari dhe familja e tij i dëshmuan botës mbarë se për zogjtë e shqipes liria nuk ka çmim. Sakrifica e tyre sublime është frymëzim hyjnor për çdo shqiptar. Lavdi përjetë Komandantit Legjendar Adem Jashari", shkruan Basha.
Edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar homazhe ditën e sotme pranë varrit të Ismail Qemalit në Vlorë me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë.
Duke folur për mediat, Kryemadhi ka bërë thirrje për bashkimin e të gjithë qytetarëve kundër asaj që e konsideron të keqen e këtij vendi si dhe për t'i bërë ballë shpopullimit të vendit.
"Do të dëshiroja që të falenderoja të gjithë popullin vlonjat për shkak të mikpritjes që i bëri Ismail Qemalit dhe firmëtarët e tjerë. ne sot në emër të LSI-së kemi vendosur një kurorë në nderim të kësaj ngjarje. Duam të kujtojmë dhe njëherë që bashkimi i gjithë shqiptarëve do të thotë bashkim vlerash, idesh, solidaritet më njëri - tjetrin sidomos në këtë vit të mbrapshtë. Sot më shumë se kurrë kjo ditë ka simbolikën e saj jo vetëm për sa i përket identitetit tonë kombëtar, por sot më shumë se kurrë kjo ditë duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri, ku me qindra e mijëra të rinj e të reja po largohen nga Shqipëria. Detyra e të gjithë politikanëve pa dallim të flamujve të tyre politikë, vetëm në një flamur “Kuq e zi”, t’u bëjmë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve tanë, kudo që janë në të gjithë botën, të kthehen në Shqipëri. Sot Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve në këtë ditë flamuri, në këtë ditë të mrekullueshme, si 108 vite më parë, që të gjithë mendjet e ndritura të Shqipërisë u kthyen për të përballuar atë evazion të së keqes në Shqipëri, sot më shumë se kurrë edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ju faleminderit, gëzuar festat, mbarësi të gjithëve. Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë!" - tha Kryemadhi.
Me rastin e 108 vjetorit të Pavarësisë, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe i vetëm në pranë "Varrezave të Dëshmorëve".
Në fjalën e tij, Basha uron të gjithë shqiptarët si dhe thotë se 28 nëntori i ardhshëm do të na gjejë me një Shqipëri të shëndetshme dhe më pranë Europës.
“Sot, në Ditën e Pavarësisë dhe Festës së Flamurit, dua t’ju uroj të gjithë qytetarëve dhe bashkëkombasve të mi kudo ku janë, gëzuar festën më madhështore të kombit tonë. Sot kujtojmë me nderim dhe përkulemi me respekt para veprës dhe sakrificës të gjithë bijve dhe bijave të kombit tonë që sakrifikuan gjithçka në altarin e lirisë dhe të pavarësisë kombëtare. Sot është një ditë feste dhe gëzimi, por ajo na gjen ndryshe nga çdo vit tjetër. Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë. Në këto kushte, kjo ditë dhe kjo festë është një kujtesë e fuqisë dhe forcës së kombit tonë. Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur. Jam i bindur se 28 nëntori tjetër do të na gjejë me një Shqipëri më të shëndetshme, më të mirë dhe më afër Europës. Ju uroj nga zemra gëzuar ditën e Pavarësisë! Gëzuar Ditën e Flamurit”
Gjithashtu Basha ishte dhe në përmendoren e Ismail Qemalit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", ku vendosi kurorë me lule duke nderuar themeluesit e shtetit shqiptar në 28 Nëntor 1912.
MOS SHKO ME NE VLORE TEK VARRI I ISMAILIT MOJ MONIKA,,,NUK JE E DENJE TI TE VESH LULE TEK ISMAIL QEMALI,,,BILES AS NE VLORE NUK DUHET TE FUTESH FARE,,,VLORA NUK MUND TE PRANOJE NJE HAJDUTE DHE RRUGACE SI TI...
PërgjigjuBasha i vetem si qeni si nje qen i zgjebosur
Përgjigjukam nje pytje per lulin dhe te gjith politikanet e shqiperis ? po ju a e jepni jeten per zogjt e shqiponjes ?
PërgjigjuO lyl dyl ti the që flamuri u ngrit me 28 Nëndor 1944. A e kupton ti se çfar gjytyrimi je ti karagjos idjot i ler. Po si ka mundësi një bur në moshën tënde sdi tabelën e shumzimit sdi historin e vëndit të vet e ti pretendon që të bëhesh kryeministër. A ke tru ti që e pretendon ktë post ? ? ? Ne më mir vejm kryeministër vesh gjat nard ndokën se ai ka 7 klas shkoll po tabelën e shumzimit e di. A mjer Shqiptarët me ktë lloi opozite.
PërgjigjuNuk ishte vetem Basha ishte dhe ky temi.
Përgjigju