Kryegjyshata Bektashiane organizon aktivitet kushtuar 104-vjetorit të Kongresit të Lushnjës

26 Janar, 12:24| Përditesimi: 26 Janar, 22:42

  • Share

104 vjetori i Kongresit Kombëtar të Lushnjës është përcjellë me një aktivitet të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Në Lushnjën e Kongresit në këtë event merrnin pjesë të ftuar përfaqësues dhe trashëgimtarë të pjesëmarrësve të kongresit, historiane, përfaqësues të pushtetit lokal, te ftuar nga Bashkia Elbasan, Peqin e të tjerë. Gjithashtu merrte pjesë dhe kryegjyshi botëror shenjtëria e tij Baba Dede Edmond Ibrahimaj.

Historianë intelektualë dhe folës të tjerë kanë nxjerrë në pah kontributin e përfaqësuesve të besimeve fetare si dhe rolin e Bektashizmit në zhvillimet e Kongresit te Lushnje në datat 21 deri ne 32 janar 1920. Historiania Kaliopi Naska nxjerr në pah kontributin historik të komuniteteve fetare dhe harmoninë e tyre në kontekstin e kongresit

Nga ana e tij Baba Dede Edmond Ibrahimaj theksoi faktin se përfaqësuesit e Bektashizmit në Shqipëri kanë kontributin e tyre në të gjithë zhvillimet historike të shtetit shqiptar.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?