Të punosh deri në 100 vjeç, ja historia e vlonjatit Lolo Koçeri

11 Mars 2019, 22:14| Përditesimi: 11 Mars 2019, 22:41

  • Share

Lolo Koçeri është 101 vjeçari nga Babica e Vogel e qytetit të Vlorës i cili gëzon  shëndet të plotë. Babai i 5 fëmijëve dhe gjysh i 23 nipër e mbesave, i moshuari  tregon se ka  punuar që prej moshës 14 vjeçare në blegtori, punë e cila ka vijuar deri para 1 viti. Ndërsa ka marrë pjesë në disa luftra.

Ky është Lolo Koçeri dhe është plot 101 vjeç.  I lindur në vitin 1918  në një kohë të turbullt për Shqipërinë, i moshuari nga fshati  Babicë e Vogel e qytetit të Vlorës është ende  në gjendje shumë të mirë shëndetësore.  I ulur në një stol tek dera  e shtëpisë me një bastun pranë vetes, Koceri na pret per të na treguar për jetën e tij.

Pavarsisht se ka kaluar të 100,  Lolo thotë se është ende i ri dhe se jetëgjatësia e tij ka të bëje edhe me të ushqyerin bio pa koncentrate. Ndërsa shton se ka punuar që prej moshës 14 vjeçare në  bujqësi,  punë e cila ka vijuar deri para një viti.

Lolo ka marrë pjesë në disa luftra. Ai thotë se ka luftuar me çeten e Kurveleshit gjatë viteve 1943 ndërsa në 1949 ka luftuar me Ballistat. Në atë kohë vetëm  30 vjeç Lolon e dërguan sëbashku me dy oficerë në  urën e Milotit pas informacioneve se një bandë ndodhej aty dhe gjatë përpjekje për të mundur armikun ka marrë një plumb në këmbe, kurse dy oficeret u vranë.

Babai i 5 fëmijëve dhe gjysh i 23 nipër e mbesave, Lolo mban ende ndër duar e veshje dekortat dhe simbolet komuniste ndërsa ruan me fanatizëm vështirësitë dhe të bukurat që jeta i ka falur gjatë këtyre 101 viteve.

Komento

Komente

  • Pac uraten!: 12/03/2019 01:34

    D.m.th.puna te mban gjalle!..eviva!..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?