Ibrahim Kodra në moshën 20 vjeçare

100-vjetori, fotografia e rrallë e Ibrahim Kodrës, ja si ka qenë mjeshtri i artit në rini/FOTO

23 Prill 2018, 16:08| Përditesimi: 23 Prill 2018, 16:18

  • Share

Kjo është një foto e rrallë e Ibrahim Kodrës në rininë e tij. Kjo foto merr një fokus të veçantë për 100-vjetorin e lindjes së piktorit. Data 22 prill është data e lindjes së Ibrahim Kodrës, por nga institucionet qendrore të kulturës nuk pati ndonjë aktivitet përkujtimor.

Pati vetëm disa aktiviete të vogla, ku në kujtim të Ibrahim Kodrës u mbajt gjatë javës me studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura një ekspozitë në Ishëm, e kuruar nga Gazmend Leka.

Është hapur edhe një ekspozitë nga fondacioni “Ibrahim Kodra” në shkollën me të njëjtin emër.

Ibrahim Kodra lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij artistike nisi në Tiranë në konviktin e shkollës "Naim Frashëri". Kur ishte 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai largohet nga Roma dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Kodra ka ekspozuar në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork. Bëhte një emrë i njohur dhe krijon raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta.

Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso-n, pikërisht në këtë temë në "Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës", në të cilën të dy së bashku kryen një hulumtim të thellë artistik . Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muzet privatë, deri te koleksionistët dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

100-vjetori, fotografitë e rralla të Ibrahim Kodrës
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?