100-vjetori, koncerti “Rituali i
Muzave”, privilegj për gratë artiste

6 Nëntor 2012, 20:39| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë është organizuar mbrëmja artistike “Rituali i Muzave” kushtuar grave artiste. Koncerti nisi me këngën “Ave Maria”, kënduar nga Vikena Kamenica dhe e shoqëruar nga kori dhe grupi i Baletit pranë Tetarit Kombëtar të Operës.

Gjithashtu, Mezzo-sopranoja e njohur Vikena Kamenica ka kënduar sërish pas kësaj me tenorin e njohur Kastriot Tusha veprën e kompozuar nga Simon Gjoni, “Vajza e Vogël”. Të dy artistët e njohur kanë vijuar të këndojnë së bashku edhe dy këngë popullore “Lule Bora” dhe si “Dukat i vogël je”, shoqëruar nga koristët.

Këngët e tyre krijuan një atmosferë festive, ku nuk munguan as duartrokitjet e forta të publikut. Pas interpretimit të “Karabushkës” orkestrale, dirigjuar nga Suzana Turku, ka vijuar një program i pasur me romanca të autorëve më të njohur shqiptarë e botërorë si Tonin Arapi, Prenk Jakova, Moxarti, J.S. Basch. G.Verdi dhe G.Puccini, një arie të së cilit e këndoi sopranoja e njohur Eva Golemi, dhe mes tyre u interpretuan shumë të tjera.

Aktiviteti u shoqërua me ekspozitën e piktoreve më të njohura shqiptare kuruar nga Suzana Varvarica. Atmosfera ka ndryshuar më vonë me disa recitime të krijimtarisë poetike të grave shqiptare të përzgjedhura nga poeti Ermir Nika.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të aktivisteve për 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Synimi ka qenë për të sjellë në qendër të vëmendjes gratë artiste, thonë organizatorët, duke pohuar se ky aktiviteti u mundësua nën kujdesin e veçantë të Zonjës Liri Berisha. Ndër të tjera ky aktivitet është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe Qendra e Artit

(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?