Magdalena Andersson, kryeministrja e parë grua në Suedi

Bota

100 vjet pasi grave iu dha e drejta e votës, Magdalena Andersson bëhet kryeministrja e parë grua në Suedi

24 Nëntor 2021, 13:08| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 13:14

  • Share

SUEDI- Magdalena Andersson u bë kryeministria e parë grua në Suedi, pasi zëvendësoi Stefan Lofven, kreun e socialdemokratëve të qendrës së majtë.

Njëqind vjet pasi grave suedeze iu dha vota, liderja 54-vjeçare socialdemokrate do të drejtojë qeverinë, pasi fitores që mori për një votë.

Andersson u zgjodh me 117 vota pro, 174 kundër dhe 57 abstenime. Në sistemin parlamentar të Suedisë, mbështetja e shumicës nuk kërkohet për t’u zgjedhur kryeministër, por një kandidat duhet të mos ketë një shumicë absolute ose më pak se 175 deputetë kundër tyre.

Një ish-kampione noti për të rinj, ajo filloi karrierën e saj politike në 1996 si këshilltare politike e kryeministrit të atëhershëm, ndërsa 7 vitet e fundit ka shërbyer si ministre financash.

Sfida e parë që e pret është miratimi i buxhetit 2022, pas paralajmërimit të opozitës së do të votojnë kundër.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?