‘100 vjet Burrel’, festë dhe konferencë shkencore në mat! Viti jubilar, biblioteka e qytetit merr emrin ‘Pjetër Budi” 

9 Maj 2022, 20:16| Përditesimi: 9 Maj 2022, 20:31

  • Share

I njohur prej shek XV me emrin Bujril, historia e krijimit të qytetit ilir të Burrelit vjen  përmes një konference shkencore në Muzuen Historik të Matit ku morën pjese të ftuar, akademikë dhe drejtues vendorë të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Emri i Matit vjen që nga lashtësia. Jo vetëm emri por edhe trashëgimia materiale dhe shpirtërore dëshmojnë një vazhdimësi të pandërprerë vendbanimesh ilire dhe civilizimi në Mat.

Me një dëshmi të lashtë të vendbanimeve ilire, për kryebashkiakun e qytetit, Agron Malaj Mati i ka dhënë shumë vendit me figura të shquara të historisë dhe letërsisë.

“Është i njohur kontributi që ka dhënë populli i Matit duke filluar që nga qendresa e matianëve periudha e perandorisë osmane në shekullin XVII-të dhe XVIII-të.

Në këtë vit jubilar Biblioteka e Matit mori dhe emrin e prozatorit të madh “Pjetër Budi”. Burreli u krijua si qytet prej vitit 1922 si një qendër e rrethit të Matit, dhe që atëherë ai ruan një traditë të lashtë të trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit tonë.

Në shënimin e 100 vjetorit të krijimit të Njësisë Administrative Burrel, një sërë aktivitetesh festive e kulturore u organizuan mes tyre panairi agrokulturor ku tradita e gatimit dhe kulinarisë u bën bashkë në një ditë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?