'100 steriotipe të ngjashme me Metën dhe Berishën', Balla për përplasjen në Elbasan: Turp që s'kishte ndodhur më parë, organizator ishte Basha

15 Mars 2021, 17:44| Përditesimi: 15 Mars 2021, 20:38

  • Share

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, gjatë një takimi me banorët e lagjes 11 Nëntori në Elbasan ka komentuar dhunën e ushtruar në këtë qytet gjatë Ditës së Verës nga militantë të PD.

Duke e cilësuar situatën e krijuar një turp që s'kishte ndodhur kurrë më parë, Balla tha se ishin mbledhur 100 stereotipe sipas tij të ngjashme me Ilir Metën apo me Sali Berishën.

“Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që një parti politike të shkojë në festë me flamuj dhe organizojë miting për të fyer e sharë kundërshtarët politikë. Gjatë takimeve që kam zhvilluar sot me qytetarë të Elbasanit më kanë shprehur indinjatën e tyre për atë që PD bëri një ditë më parë.

Kur shkon diku për festë unë nuk di që duhet të shkosh me flamuj, të hypur nëpër makina dhe që pastaj të flasësh ti në emër të popullit. Festën dje e kishte populli i Elbasanit. Jo pa qëllim, ne anuluam çdo lloj aktiviteti politik, sepse dje ishte një festë dhe në festë nuk bëhet politikë. Pastaj, nja 100 stereotipe të ngjashme me Ilir Metën apo me Sali Berishën, filluan jo vetëm thirrjet e karakterit politik, por edhe thirrje me mungesë të theksuar të kulturës dhe shprehje kuptimplota të rrugaçërisë. Megjithatë, unë uroj që demokratët e thjeshtë dhe të ndershëm të Elbasanit, të distancohen nga ajo ngjarje".

I bindur se e gjitha ishte organizuar nga Basha, sipas Ballës Partia Demokratike ka në plan të organizojë diçka të tillë kudo nëpër Shqipëri.

"Organizator ishte Basha, sepse të mbledhësh njerëz dhe t’i çosh kundër partisë tjetër është e papranueshme. Bëj takimin tënd, fol çfarë të duash ti, thirr si të duash ti, por tjetri ka të drejtën e vet. Ne për të respektuar kushtet e Covid-it, unë nuk kisha ftuar as deputetët, ishim vetëm Kryeministri Rama, unë, Evis Kushi, kryetari i bashkisë, kaq sepse aq lejon ligji. S’mund të mbledhim më shumë njerëz dhe gjithë të tjerët aty ishin njerëz që ishin pjesë rastësisht të festës. Ndërkohë, ato mbledhin rreth 100 njerëz me thirrje banale. Turp!”, u shpreh ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?