100 mln lekë për partitë politike për zgjedhjet e 14 majit! Spaho: Ju edhe pa lekë na lini! Gjylameti: Hallet e partisë mos na i sillni këtu

11 Prill 2023, 14:50| Përditesimi: 11 Prill 2023, 14:59

  • Share

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën fondin prej 100 milionë lekësh për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Në zgjedhjet vendore të 2019, fondi ishte 65 milionë lekë, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme të 2021 ka qenë 130 milionë lekë.

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti propozoi shumën 100 milionë lekë që u miratua me shumicë votash. Deputeti Demokratë Edmond Spaho kërkoi kohë që partitë të diskutojnë se sa duhet të jetë fondi, por kjo kërkesë nuk u pranua.

Fondi i miratuar sot do të do të llogaritet sipas rezultatit të zgjedhjeve të 2015-s, kjo për shkak të një neni kalimtar në Kod Zgjedhor, i cili detyron llogaritjen në bazë të këtyre zgjedhjeve, ndërkohë që normalisht do të duhej të ishte llogaritur vota e zgjedhjeve pararendëse të të njëjtit lloj.

Rregulli bazë i Kodit Zgjedhor është që fondi përcaktohet me vendim të Kuvendit dhe se fondi dysheme nuk mund të jetë më i vogël se fondi i akorduar në zgjedhjet pararendëse të të njëjtit lloj. Mbi këtë bazë dyshemeja nuk mund të jetë më pak se 65 milionë lekë që ka qenë fondi për fushatën në vitin 2019. Ndërsa KQZ kërkoi 130 mln lekë, aq sa ishte fondi në vitin 2021 në zgjedhjet parlamentare.

Debati i plotë në Komisionin e Ekonomisë

Eduart Shalsi, Deputet i PS, Kryetarë i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave: Ka një fond të miratuar për KQZ. Ne do përcaktojmë fondinm, që jo më pak se sa ka qenë në zgjedhjet e mëparshme. KQZ ka kërkuar që fondi të jetë më i madh nga dyshemeja e përcaktuar

Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave, Dhëmbi: Kodi zgjedhor në nenin 88 pika 1 përcakton mënyrën e përcaktimit dhe shpërndarjes s ëfondit për partitë politike. Fpondi përcaktohet me vendim të kuvendit, dyshemeje jo më e vogël se fondi akorduar në zgjedhjet pararendëse, minimum jo më pak se 65 mln lekë, që ishte fondi për fushatën e zgjedhjeve 2019. Fondi rezervë ka mundësi që të pranojë këtë buxhet apo dhe më të lartë.

KQZ, Sekretari i Përgjithshëm: KQZ përcakton mënyrën e shpërndarjes jo fondin. Zgjedhjet 2019 misthe 65 mln lekë, ndërsa130 mln lekë ishte në vitin 2021. Ne duam të mos bije nga kjo vlerë. Në zgjedhjet e 2019, ishte 65 mln, në 2021 u dyfishua, ne kërkojmë që të ruhet kjo e fundit. Ne duam thjesht ta ruajmë këtë.

Blerina Gjylameti, Deputete e Partisë Socialiste: Për sa kohë në ligj parashikohet kush është dyshemeja e shpenzimeve për partitë politike, ndërkohë edhe në çdo palë zgjedhje ka një fond i cili është në dispozicioon të partive politike, nga 45 mln lekë që ishte në 65 mln lekë që duhet të ishte, në 130 që ka qenë në 2021, ku mbulohen shpenzimet më të mëdha që kanë partitë politike, sipas vendeve që kanë në kuvend. Në këto kushte duhet të jemi ne që të marrim një vendim dhe të bëjmë një propozim, duke qenë që fondi që duhet ti dedikohet paritve politike që ti ndahet sipas vendeve në kqz, është 100 mln lekë për të mbuluar shpenzimet. Mos të jemi në 130 mln që ishin zgjedhje qëndrore, por të jetë 100 mln lekë, sepse janë dhe zgjdhjet lokale. Shpenzimet ndahen në dy pjesë, buxheti shtetit sipas karrigeve që kanë në parlament, plus ato që janë donacionet qoftë në pjesën financiare, që smund të jenë më shumë se treefish nga totali që buxheti shtetit ka sanksionuar. Propozimi im është për 100 mln lekë.

Eduart Shalsi, Deputet i PS, Kryetarë i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave: Është marrë në konsideratë që zgjedhjet e 2019 mund të jenë indikatorë, ne mund të ngrihemi dhe të shkojmë deri tek shifra që kërkon KQZ, por dhe që propozon kuvendi. Jemi dakord me shifrën prej 100 mln lekë

Edmond Spaho, Deputet i Partisë Demokratike: Përpara se të marrim vendime, është e mira të konsultohet me partitë politike. Janë të partive politike. Nuk mendoj që është e udhës, baza në llogaritjen e fondeve është diçka tjetër. Nuk është në linjën e analizave strikte ekonomike apo dëshirave për të përdorur këto para diku tjetër. Mendoj unë!

Eduart Shalsi, Deputet i PS, Kryetarë i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave:  Prej disa javësh kemi pasur disa takime me përfaqësuesit e KQZ. Kjo e fundit ka marrëdhëniet me partitë politike. Sigurisht që janë bërë me dije ndërkohë, që formula e shpërndarjes është e përcaktuar në ligj. Pra s’ka mundësi për t’u interpretuar. Të qarta kriteret dhe %.

Blerina Gjylameti, Deputete e Partisë Socialiste: Unë jam dhe anëtarë e komisionit të reformës zgjedhore prej shumë vitesh tashmë. Kërkesat politike kanë qenë edhe që 100% e fushatës të financohet nga buxheti i shteti. Po qe se flasim për kërkesa të partive politike jemi në nivele të tjera. Besoj se shifra 100 mln lekë është e mjaftueshme për të adresuar kërkesat e partive politike

Edmond Spaho, Deputet i Partisë Demokratike:  Çështjet zgjedhore janë trajtuar me konsensus ndërmjet palëve. Sikurse është vepruar në të shkuar në ndryshimet në kodin zgjedhorë, duhet që partitë të bijen dakortë dhe për financimin nga buxheti i shtetit. Ju që po merrni këtë iniciativë skeni vuajtur ndonjëherë për fonde. Madje keni përdorur edhe burime jo ligjore. Para krimi, droge dhe kuptoj se jeni të gatshëm ti hiqni fare këto fonde nga buxheti shteti dhe ti thoni partive, financohuni me donacione. Ju po thoni, ti shkurtojmë se janë zgjedhje vendore e ti përdorim për të mbjell pemë. E ka thënë kryetari juaj në letrat që u është drejtuar kryetarëve të bashkive. Shikoni letrën dhe…

Anila Denaj, Deputete e Partisë Socialiste: Ju në fjalën tuaj ngatërroni shumë elementë. Sot të fokusohemi vetëm te kjo që kemi këtu. Të gjitha akuzat që keni, janë organet që janë për këtë çështje. Mos i ngatërro këtu… Nuk është ky vendi, gjeni metodën dhe mënyrën për ti adresuar. Mos ktheni këtu ditën e bilbilave. Bilbilfryrësin bëje diku tjetër. Dyshimet që keni denoncojini.

Blerina Gjylameti, Deputete e Partisë Socialiste: Po flasim për rritje të fondit, jo ulje. Nga 65 mln lekë të parashikuar, shkojmë në 100 mln lekë. Ndarja është formulë e sanksionuar me ligj se si ndahet ky fond. 65 mln lekë është minimum që kërkon ligji, ne po themi 100 mln lekë. Akuza e kundër akuza e probleme të brendshme të opozitës janë në vend tjetër. Ju shoh sot më keq se më parë, do doja të ishit të bashkuar, por është çështje e juaja jo e jona. Besoj që te ky momenti që jemi të shkojmë në votim, s’ka elementë të tjerë që kemi hapësirë.

Edmond Spaho, Deputet i Partisë Demokratike:  E ke qarë?

Blerina Gjylameti, Deputete e Partisë Socialiste:  Unë jo vetëm e qaj, por them gjënë e duhur që ju shqetëson. Hallin tuaj nuk e zgjidh dot. Çështjen se si do i ndani paratë mes jush nuk e zgjidh dot.

Arbi AGALLIU, Deputet i Partisë Demokratike: Nuk i shkon këtij komisioni ta kaloj diskursin në çështje politike. Zonja Gjylameti s’keni pse përmendni asnjë situatë tonën. Ne kemi shumë më shumë se ju për të përmendur. E mbajmë diskutimin në çështje të rendit të ditës. Këto thumbat apo ironitë thojini sa të doni, por do ju përgjigjemi me të njëjtën monedhë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 11/04/2023 18:06

    keto plehra te politikes keto shushunja, po qehen se kane ngelur pa leke taksa paguesish ? po pa leke e fryme tu lene maskarej e funderrina te atij kombi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?