Harry Kane, fotomontazh

100 milionë euro, Bayern dhe Tottenham akord për Kane

10 Gusht 2023, 12:30| Përditesimi: 10 Gusht 2023, 12:31

  • Share

Bayern Munich ka arritur një marrëveshje me Tottenham Hotspur për të nënshkruar me Harry Kane, bëjnë të ditura mediet në Gjermani. Propozimi nga skuadra e Bundesligës besohet se është më shumë se 100 milionë euro dhe u pranua nga homologët e tyre në Premier League. Kane tani duhet të vendosë nëse do të bëjë apo jo këtë lëvizje.

Kapiteni i Anglisë ishte i shumëkërkuar nga bavarezët, që shitën Mane në Arabinë Saudite. Kane është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe Tottenham dëshiron të rinovojë, nëse kapiteni nuk pranon të largohet këtë verë.

Lëvizja domino ka filluar, me Tottenham që është në garë për të marrë Romelu Lukakun, i mbetur pa ekip dhe i padëshiruar nga Chelsea, Juve dhe Inter.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?