100 gra protestojnë të zhveshura
kundër Donald Trump (Foto +18)

18 Korrik 2016, 20:10| Përditesimi:

  • Share
100 gra tërësisht të zhveshura duke mbajtur në duar pasqyra të rrumbullakëta kanë protestuar kundër Donald Trump si dhe kanë treguar linjat e tyre para fotografit. Një instalacion i tillë është projektuar nga artisti Spencer Tunick dhe përkon me Kuvendin Kombëtar Republikan që do të emërojë zyrtarisht kandidatin për president, Donald Trump.

Që nga maji kur artisti njoftoi për ngjarjen së paku 1800 gra kanë aplikuar që të jenë pjesë e këtij instalacioni artistik. Gratë vijnë nga e gjithë bota dhe u përkasin racave dhe moshave të ndryshme. Disa prej tyre ndodhen në mesin e grave vetëm për të treguar trupin e tyre krenarisht, ndërkohë që të tjera kanë si qëllim të dërgojnë një mesazh drejt Donald Trump.
 
Donald Trump ka thënë shumë gjëra fyese për gratë. Ai nuk i kupton ato dhe nuk do të marrë votën e tyre”, tha njëra prej grave. Fotografi i kishte këshilluar që  të mbanin nga një çarçaf apo peshqir nëse policia do të ndërpriste aktivitetin e tyre pasi është e paligjshme të dalësh lakuriq në Ohio. Megjithatë në rast të ndërhyrjes do të arrestohej vetëm oragnizatori, por diçka e tillë nuk ndodhi sepse gjithçka përfundoi ashtu siç ishte planifikuar.

naked

naked

naked
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?