100 euro për test COVID pozitiv dhe 50 për atë negativ, arrestohet në Lezhë farmacistja, shpallet në kërkim administratorja e farmacisë

17 Shkurt 2022, 09:18| Përditesimi: 17 Shkurt 2022, 09:56

  • Share

Një grua është arrestuar sot në Lezhë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi jepnin teste të falsifikuara të COVID.

Mësohet se në pranga ka rënë Kristjana Luka 25 vjeçe, farmaciste, ndërsa është shpallur në kërkim Aurora Ujka 35 vjeçe, administratore e farmacisë, teksa po hetohet në gjendje të lirë Arjan Deda, 49 vjeç, administrator i një subjekti privat biznes, i cili dyshohet se tek biznesi i tij kryente tampon/ testin e SARS-Cov-2, në kundërshtim me procedurat e përcaktuara në ligjin për testin SARS-Cov-2.

Sipas policisë, në periudha të ndryshme kohore, ato kanë pajisur persona të ndryshëm me teste të falsifikuara COVID, pa iu nënshtruar më parë kryerjes së testit dhe marrjes së kampionit PCR nga kërkuesit.

Testi i COVID jepej vetëm më një dokument identifikimi dhe kushtonte 100 euro testi me përgjigje pozitive paguhej 100 euro, ndërsa testi me përgjigje negative paguhej 50 euro.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet që me këto teste fiktive janë pajisur rreth 500 shtetas të ndryshëm.

Gjatë kontrollit të ambientit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 vula, 1 aparat telefonik iPhone, certifikata/teste të shtetasve të ndryshëm me rezultate pozitive e negative, si dhe fotokopje dokumentash identifikimi të shtetasve të pajisur me këto teste fiktive e të falsifikuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat  penale "Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore", "Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe tatimeve".

1645088173_Screenshot4.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?