Kryeministri Edi Rama

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: Është koha për ekselentët! 845 studentë janë punësuar në administratën publike në 2 vitet e fundit

10 Mars 2021, 08:40| Përditesimi: 10 Mars 2021, 08:53

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

“Është koha për ekselentët”, shkruan kryeministri.

Teksa na ndajnë 46 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e studentëve ekselentë të cilët janë punësuar në administratën publike, 2 vitet e fundit.

Më pas ai ka faktuar se 845 studentë ekselentë janë punësuar në administratën publike.

Postimi i kryeministrit Rama

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?