Kryeministri Edi Rama

Politikë

‘100 ditë, 100 arritje’, Rama: 804 milionë dollarë të investuara për të siguruar furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm, s'ka kohë për pushim

29 Mars 2021, 08:08| Përditesimi: 29 Mars 2021, 08:15

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë mandatit të dytë.

Teksa na ndajnë 26 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Rama në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa kilometra tubacione janë shtruar këto vite për të siguruar furnizim me ujë 24 orë për qytetarët.

 Më pas ai ka faktuar se janë shtruar 8.700 km tubacione dhe 804 milionë dollarë të investuara për të siguruar furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm.

“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri në fund.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?