Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama

‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha: Shqipëria ofron vetëm 0.4% të PBB për arsimin e mesëm, nivel më i ulët se vendet e zhvilluara

20 Mars 2021, 19:22| Përditesimi: 20 Mars 2021, 19:27

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një “Instastory” ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.

Teksa na ndajnë 35 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me normën e financimit që qeveria ofron në raport me PBB për arsimin e mesëm.

Me pas ai i ka dhënë vetë përgjigje pyetjes duke thënë Shqipëria ofron vetëm 0.4% të PBB-së për arsimin e mesëm, sipas OECD.

Ai shtoi se ky është një nivel shumë i ulët në krahasim me vendet e zhvilluara ku ofrohet rreth 2 % e PBB-së.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ajshtajni: 21/03/2021 08:40

    Po mire e ka fajin Rama per arsimin po ju qe nuk dini matematike Rama e ka fajin prape? Dru me pre,i vetmi shtet i pershtatshem per ty eshte hollanda ok emrit tend i bejme nje shtese te vogel Lulzim-e.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?