Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe Kryeministri Edi Rama

‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha: Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të mjekëve nga pandemia në Evropë

15 Mars 2021, 09:13| Përditesimi: 15 Mars 2021, 09:17

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur mëngjesin e sotëm, duke publikuar përmes një “Instastory” një ndër dështimet sipas tij të qeverisë Rama.

Teksa na ndajnë 40 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me vdekshmërinë e mjekëve që ka krijuar pandemia në Shqipëri në krahasim me vendet e Evropës.

Ai më pas e ka dhënë vetë përgjigjen duke thënë se Shqipëria ka vdekshmërinë më të lartë të trupës mjekësore në Evropë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?