Kreu i Partisë Demokratike dhe Kryeministri Edi Rama

‘100 dështimet e Ramës në 8 vite’, Basha: Shqipëria është vendi me informalitetin më të lartë se mesatarja evropiane

14 Mars 2021, 09:08| Përditesimi: 14 Mars 2021, 09:12

  • Share

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e ka nisur mëngjesin e sotëm me një “Instastory” përmes së cilit ka publikuar një ndër 100 dështimet sipas tij të qeverisë Rama.

Teksa na ndajnë 41 ditë nga zgjedhjet parlamentare më 25 prill, Basha në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me normën e informalitetit ne Shqipëri në krahasim me vendet e Evropës.

Kryedemokrati i dha vetë përgjigje pyetjes duke thënë se është më e larta, ai shtoi se organizata ndërkombëtare e punës raporton se Shqipëria është vendi me informalitetin më të lartë se mesatarja evropiane.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?