Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

‘100 dështimet e Ramës’, Basha: Premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë, sot më të lartat në rajon

21 Shkurt 2021, 11:49| Përditesimi: 21 Shkurt 2021, 11:56

  • Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një “Instastory”, mëngjesin e sotëm ka zgjedhur të publikojë një prej premtimeve të pa mbajtura të Edi Ramës, duke na kujtuar se kanë mbetur edhe 62 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bashës, Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet dhe nuk e ka mbajtur premtimin.

Ai shtoi se Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon të energjisë.

"62 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Edi Ramës në 8 vite. Rama premtoi uljen e taksës për faturën e energjisë për familjet. A e ka mbajtur këtë premtim? Përgjigja jo. Jo vetëm për bizneset, Shqipëria ka çmimet më të larta në rajon për energjinë e familjarëve, sipas Eurostat”.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?