Charles Michel

10 vjetori i revolucionit në Ukrainë, Charles Michel dhe presidentja moldave vizitë në Kiev

21 Nëntor 2023, 11:55| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 12:18

  • Share

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbërriti sot (21 Nëntor) në Kiev me rastin e dhjetëvjetorit të kryengritjes historike, pro-europiane në Sheshin Maidan në Ukrainë.

“Jam i lumtur që jam përsëri në Kiev, mes miqsh”, shkroi Michel në X (ish-Twitter).

Ai e shoqëroi postimin e tij me një foto dukeshtrënguar duart me ambasadoren e BE-së në kryeqytetin ukrainas, Katarina Mathernova, në stacionin e trenit të Kievit.

Pak para mbërritjes së Michel, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e cilësoi kryengritjen e Maidanit “fitoren e parë” të luftës kundër Rusisë. Për më tepër, presidentja e Moldavisë, Maya Sandu, ka mbërritur në Kiev, sipas një njoftimi të presidencës ukrainase.

Sandu dhe Zelensky nderuan kujtimin e atyre që humbën jetën gjatë kryengritjes, sipas një postimi të presidencës në X (ish-Twitter).

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ipokriti: 21/11/2023 13:50

    Nuk e kuptoj me cfare fytyre keta palaco shkojne dhe krenohen qe e shkaterruan nje shtet vetem per interesat e tyre dhe tani me pafytyresine me te madhe dalin dhe bejne propagande

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?