Sali Berisha

10 mijë pengjet e Saliut

12 Shkurt 2023, 09:47| Përditesimi: 12 Shkurt 2023, 09:49

  • Share

I kemi parë kohë pas kohe. Në mënyrën mjerane se si u shfaqën sot, i vumë re fillimisht te stadiumi “Air Albania”, koha kur Saliu, i penduar që ja kish besuar, donte t’i merrte partinë Lul bravës dhe ja mori copën 10 mijëshe, por jo vulën! Ky grumbull njerëzish, që Sala i cilëson si “populli shqiptar”, nuk janë thjesht militantë, madje mund të mos kenë asnjë bindje ideollogjike e anësi pikpamjesh shtetformuese, por janë besnikë të klanit. Ata do ta ndjekin Salën qenërisht nga mbrapa në përputhje me përcaktimet kanunore, sepse saliu është flamurmbajtësi i klanit, bajraktari, dhe kanuni e ka të kodifikuar si tradhëti daljen nga rrjeshti, nga gardhimi, dhe kalimin në një sinor tjetër bajraku. Janë kodifikime që vijnë nga Mesjeta. Ata nuk i ka bërë Sala me zorr të paditur, ata kanë vendosur vetë të mbeten të tillë!

Nuk është thjesht se ai i mban peng këta të gjorë, që e ndjekin verbërisht nga pas, por ai mban peng demokracinë, atë opozitare për momentin! Ka qenër lajkaxhinj mes tyre, që kopesë 10 mijëshe i vijnë rrotull për të mos braktisur tufën, bashkëpuntorë, deputetë, të pasuruar nga qenja në pushtet e Salës, të pangopur, që shpresojnë se një ditë do hiqet nongrata, Sala vjen në pushtet-mendojnë ata- dhe do rimarrin postet në polici, dogana, tatime, ministrira, gjykata e prokurori, zyra prokurimesh e privilegje të tjera familjare e fisnore.

Sala me Ilirin e Partisë së Lirisë (sa ironik e qesharak emërtimi) kanë kohë që paralajmërojnë në prag tubimesh, si kjo e sotmja, se do e rrëzojnë Ramën, duke përdorur “gjithë mjetet”, duke aluduar përdorimin e dhunës dhe forcën. U mburrën se kjo protesta e sotme do ishte një urugan, por secili (thote një fjalë e urtë) mburret me aq sa i mungon arsyeja! Te mburraveci Sali, dinakëria e shpifjes ka zënë vëndin e mëndjes, është kthyer në arrogancë dhe pedantizëm. Për këtë njeri nuk ka rëndësi e vërteta, përpos se të ringrejë nga asgjëja shpresën se mund të shpëtoj nderin e “nëpërkëmbur” nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe.

Sado ashpër ta sulmoj Saliu Edi Ramën, sa herë t’u rikthehet me histerizëm akuzave, demokracia e ka të përcaktuar qartë mënyrën se si vjen në qeverisje. Ato janë zgjedhjet dhe vetëm zgjedhjet! Fitoi Sale dhe eja, të presim me padurim! Nuhatja e tij dhe qenërve rojtarë të tufës u ka dhënë të kuptojnë se kjo është, tani për tani, e pamundur, çka e bëri edhe njëherë Saliun sot që të çirret e të ulërasë, duke patur në krah e ndihmë edhe ulërimat e çjerrjet e Ilirit!

Nesër, (ose që sot në mbrëmje) ai dhe krerë të tjerë të të dy partive aleate do dalin nëpër grumbullin e pamatë të ekraneve televizive, që i kanë me shumicë nën sundim e pronësi, do ta shpallin këtë 10 mijëshen e sotme si miting madhështor proteste, do orvaten dëshpërueshëm të frymëzojne një rrethim të Parlamentit “në mbrojtje të demokracisë”, duke demonstruar edhe njëherë se ky njeri, tashmë i plakur dhe i rrënuar, është i pandreqshëm dhe që kërcënimet e tij askush më nuk i merr seriozisht, madje as Çimi!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vasja: 12/02/2023 17:32

    Cfare emri mund t'u vesh atyre qe dalin per hallin e familjes berisha dhe zen vrasesin, pervec se kafshe e shpellare?

    Përgjigju
  • Marinela: 12/02/2023 16:19

    S ka njerez ,as te afermit e tije qe ta ndalojne plakun mere, per te Mo's vepruar , e marr keshtu urrejtjen e percmimin e shume njerzve , vec, me 2 pare mende ne kete vend. Me mire , per Edi Ramen.????

    Përgjigju
  • Arbëror Epiroti: 12/02/2023 16:07

    Një analizë e vërtetë. Por një gjë duhet thënë saktë dhe me forcë. Në Shqipëri afro 70% e banorëve e kanë të qartë se grumbullimet dhe ajo pjesë e politikës dhe e mediave, të cilët ndjekin një udhëtim të gabuar, duhet të kuptojnë se janë përgjegjës penalë kundër zhvillimit të Shqipërisë. Nesër kur të përfundojë tranzicioni i qëllimtë, dhe demokracia e vërtetë të triumfojë, këta ndjekës që mbrojnë të gabuarën, të mos marrin guximin e të thonë atë që thonë sot ata ithtarë të ish rregjimit të kaluar.

    Përgjigju
  • Mira: 12/02/2023 15:06

    Nuk e di nese urrejtja gjenerohet si shkak i mentalitetit komunist te autorit apo injorances ne pergjithesi ne etiken qytetare qe fatkeqesisht reflektohet sidomos nga lidershipet politik fe qeverisjes. Porse eshte po kaq e rende qe te tilla shkrime me permbajtje fyese dhe urrejtje te publikohen dhe shperndahen per publikun. Epitetzimi me fjale si "qener" eshte thellesisht fyes, denigrues dhe si i tille i papranueshem ne nje shoqeri demokratike.

    Përgjigju
    • Jonuz: 12/02/2023 18:28

      Ju mire e keni qe sote ne ket vende ka zene vende urrejtja dhe servelizimi.Sote kete vende e ka mare fera uraten .Sote si per ju dhe te tjere qe permendni komunizmin si per tu dukur sju ka fajin ky pore ju qe serviloseni pase qeverive.

  • Eni: 12/02/2023 10:00

    Te lumtë mendja e dora.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?