Foto ilustruese

10 krerë gjedhë të pamatrikulluar, kontrabandë nga Greqia, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim edhe një person tjetër

2 Korrik 2022, 12:36| Përditesimi: 2 Korrik 2022, 13:20

  • Share

Një 37-vjeçar me iniciale K. G., ka rënë në pranga, pasi transportonte nga Greqi për në Shqipëri bagëti të trasha dhe të pamatrikulluara.

37-vjeçari në bashkëpunim me 31-vjeçarin me iniciale D. M., nga Bilishti, i shpallur në kërkim, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e 37-vjeçarit me mjetin tip "Benz", në pronësi të tij.

U sekuestruan 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin. 

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit D. M., si edhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" kryer në bashkëpunim dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë".v

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?