10 kg drogë brenda 'Audi-t', arrestohen 2 të rinjtë! Në pranga dhe bashkëpunëtori i tyre, iu gjet armë dhe kanabis në formë çokollate në banesë! 5 të tjerë në kërkim në Elbasan

3 Dhjetor 2022, 10:42| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 11:12

  • Share

ELBASAN- 3 persona kanë rënë në pranga dhe 5 të tjerë janë shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin po tentonin të trafikonin 10 kilogramë kanabis nga Korça drejt Elbasanit. Arrestimi tyre erdhi si rezultati një hetimi njëmujor. 

2 persona janë arrestuar fillimisht pasi 10 kilogramë kanabis u gjet në makinën tip ‘Audi’ me të cilin po qarkullonin nga Korça drejt Elbasanit dhe kishin për qëllim trafikimin e saj. Në pranga ranë Blerta Fetau, 28 vjeçe, nga Tirana dhe Ledio Gjona, 23-vjeç, nga Pogradeci.

Në pranga ra dhe bashkëpunëtori i tyre, Grigor Papathanasi, 33-vjeç, nga Korça, në banesën e të cilit polica gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë dhe një sasi të vogël kanabisi në formë çokollate. Janë shpallur në kërkim dhe 5 persona, të cilët rezultojnë në përfshirë në veprimtarinë kriminale.

Punohet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre personave si dhe vijon puna për kapjen e 5 të tjerëve që janë shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.  

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?