Arben Kraja

10 hetime për grupe shqiptare, prokurorja franceze takon kreun e SPAK-ut: Duam informacion në kohë reale

9 Korrik 2020, 13:09| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 13:11

  • Share

TIRANE-Prokurorja franceze Emmanuelle Legrand që drejton zyrën e hetimit për llogari të Francës me qendër në Beograd zhvilloi sot një takim me kreun e SPAK-ut Arben Kraja. Lengrad ka kërkuar nga SPAK të shkëmbejnë informacion në kohë reale, raporton gazetari i Report Tv, Arsen Rusta.

Report Tv mëson se po zhvillohen 10 hetime aktive për shqiptarë me aktivitet kriminal në Francë. Kreu i SPAK, Arben Kraja ka shprehur gatishmërinë e tij duke pranuar dhe mundësinë e hetimeve të përbashkëta sikur bëjnë edhe me palën italiane, që solli edhe finalizimin e mega-operacionit pak ditë më parë me 37 të arrestuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?