10 aktorët më të paguar në botë
sipas revistës ekonomike “Forbes”

22 Korrik 2014, 20:51| Përditesimi:

  • Share
Si çdo vit në fund të qershorit revista ekonomike Forbes nxjerr kasifikimin e aktorëve më të paguar në Hollywood.

Paratë e tyre vijnë jo vetëm nga puna si aktorë, por edhe në fushatat publicitare ku kanë marrë pjesë.

Edhe këtë vit aktori më i paguar është Robert Downey Jr, protagonist në tre filma të suksesshëm «The Avengers», «Iron Man 3»  dhe «Chef - La ricetta perfetta», të cilat i kanë dhënë mundësi atij të gëzojë një shumë prej 75 milionë dollarësh.

Robert Downey Jr

Në vendin e dytë qëndron Dwayne Johnson me 52 milionë dollarë.

Ai arriti së fundmi suksesin me rolin e tij në “Fast & Furiuous 6”.

Bradley Cooper fiton 46 milionë dollarë në vit i cili është i njohur për rolin në filmin “Una notte da Leoni 3”.

Leonardo di Caprio padyshim nuk i mungon kësaj liste dhe ka 39 milionë të ardhura në vit.

Chris Hemsworth renditet i pesti me 37 milionë dollarë të ardhura në vit.

Liam Neeson llogarit këtë vit 36 milionë dollarë dhe u bë i njohur për rolin si sipërmarrës në filmin gjerman Oscar Schindler.

Ben Affleck ka fituar 35 milionë dollarë këtë vit dhe fatkeqësisht nuk është zgjedhur në episodin e ardhshëm në Batman në vitin 2016.

Will Smith vazhdon të mbetet ndër aktorët më të dashur amerikan me 32 milionë dollarë të fituara.

E mbyll dhjetëshen e famshme Mark Wahlberg me 32 milionë dollarë fitime në këtë vit.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?