1 vjeçari me HIV/AIDS i infektuar nga mjekët? Harxhi: Të bëhet hetim i hollësishëm! Gratë të mos neglizhojnë testin gjatë shtatzënisë

2 Dhjetor 2022, 14:33| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 19:26

  • Share

TIRANË- Një ditë më parë u konfirmua se një fëmijë 1-vjeç ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS ndonëse nëna dhe babai ishin negativ, e për këtë mjeku Arjan Harxhi tha se kanë nisur hetimi epidemiologjik. I ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarët Migena Sotiri dhe Nertil Agalliu, Harxhi tha se mjekësia shqiptare i ka kapacitetet për të bërë investigimin.

“Është një ngjarje e veçantë, duhet të investigohet për të parë kush kanë qenë rrugët e transmetimit, janë ose nga prindi (nëna) që është negative, ose rrugë të tjera që duhet të vlerësohen nga një investigim i hollësishëm.

Nuk ka nevojë për ndonjë analizë të veçantë, ka nevojë për një vlerësim investigim, epidemiologjik hap pas hapi për të parë mënyrën e transmetimit. I kemi mundësitë që si fëmijët dhe të rritur të trajtohen, kemi pasur shumë raste të fëmijëve të trajtuara. Në 30 vjet histori në Shqipëri, rastet e para kanë qenë me gishtat e dorë që mund të jenë infektuar nga gjaku i pakontrolluar. Standardet kanë ndryshuar, ka teste shumë të sofistikuara. Janë raste shumë të rralla, kur personi mund të jetë në fazën e parë të sëmundjes, këto janë detaje që më shumë do i nevojiten ekspertëve që do u nevojiten ekspertëve”, tha ai në Report Tv.

Protokolli parashikon që çdo gra shtatzënë duhet të bëjë të paktën 1 herë gjatë 9 muajve testin, mirëpo Harxhi thotë se kjo në shumicën e rasteve ka mbetur në letër. Vihet re një rritje krahasuar me vitin e kaluar, por gjithsesi, nuk duhet të neglizhohet kurrsesi.

“Shumica nuk e bëjnë gjatë shtatzënisë, kemi një rritje nga vjet në sivjet, mjeku obstetër, kur bën eko për mirërritjen e shtatzënisë duhet të bëjnë edhe testet për HIV/AIDS”, u shpreh Harxhi.

Mjeku e vë theksin edhe në shtimin e numrit të testeve vullnetare. Ai thekson se ka një ndërgjegjësim të ulët të popullatës për të shkuar e për të bërë vullnetaritsh teste, kjo me shumë gjasa për shkak të ndrojtjes. Harzhi këmnëgul  që edhe mjekët do duhët të kërkojnë më shumë teste, për rastet e dyshuara.

"Niveli i testimeve vullnetare është i ulët. Ndërgjegjësimi i popullatës është i ulët. Testi i HIV nuk është një analizë rutinë, por një test i veçantë që duhet të kërkohet si nga pacienti apo edhe nga mjeku, numri është i ulët, ne synojmë që të rrisim ndërmjetësimin, që të rritet numri i personave që vet testohen, por edhe nga mjekët që të kërkojnë më shumë”, tha Harxhi.

Kujtojmë që një ditë më parë, në ditën Botërore kundër HIV/AIDS u konfirmua se 1 fëmijë 1 vjeç është infektuar me HIV AIDS. Ai dyshohet të jetë infektuar nga shërbimet shëndetësore që i kanë ofruar.

Ndërkohë, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë vitit 2022 janë identifikuar 80 raste të reja me HIV-AIDS. Gjatë këtij viti, numri më i lartë i rasteve të diagnostikuara i përket gjinisë mashkullore, ku nga 80 raste, 61 janë meshkuj. Sipas të dhënave, infektimi me virusin HIV nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pambrojtura është mënyra kryesore e  transmetimit; 96% e rasteve te diagnostikuara i përkasin kësaj mënyrë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dr_De: 02/12/2022 16:31

    Kryeni testin e ADN te treve nenes ,babait ,femijes !!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?