Artan Shkëmbi

1 vit në seancë paraprake, rikthehet për rihetim çështja për numrin 2 të OFL, Artan Shkëmbi! Akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimit

6 Qershor 2022, 15:18| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 15:19

  • Share

1 vit në seancë paraprake ka qëndruar çështja e Artan Shkëmbi, ish numrit 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi, i cili akuzohet për dekonspirim të operacioneve dhe përfshirje në korrupsion.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, ka mësuar se Gjykata ka vendosur së fundmi që çështja të rikthehet për hetim. Sipas gjykatës i akuzuari nuk është njoftuar sipas ligjit. Hetimet për Shkëmbin përfunduan në korrik të vitit 2021 dhe dosja kaloi në3 Gjykatë, e cila e mbajti thuajse një vit në seancë paraprake.

Prokuroria nga ana tjetër thotë se i ka mbaruar hetimet dhe do ta rikthejë sërish kërkesën në gjykatë.

Artan Shkëmbi akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’ dhe nxjerrje të sekretit hetimor. Hetimi për Shkëmbin ka ardhur pas një informacioni të mbërritur nga drejtësia Gjermane, e cila kishte kërkuar hetim dhe bashkëpunim për dy trafikantë shqiptarë, Aleksandër Prronin e Klaudio Vukajn. Sipas informacionit nga gjermanët,  trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për "korrupsion" dhe "nxjerrje sekreti hetimor". Por më pas dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka "korrupsion" dhe tashmë ai do të hetohet për nxjerrje të sekretit hetimor.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?