1 vit hetime, juristët: SPAK harroi misionin, nuk goditi ‘peshqit‘ e mëdhenj

21 Dhjetor 2020, 16:54| Përditesimi: 21 Dhjetor 2020, 17:16

  • Share

TIRANË- Bilanci i SPAK në një vit punë, sipas juristëve nuk është një rezultat i pritur nga publiku. Në intervistë për ReportTv avokati dhe juristi Esmerald Xhafa thotë se hallexhinjtë kanë ndjerë peshën e SPAK ndërsa zyrtarët për të cilët u krijua kjo prokurori u lanë në harresë.

"SPAK u ngrit si Prokurori kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që SPAK po heton për 2 mijë lekësha që u jepen policëve në rrugë, nuk është marrë deri më sot ndonjë i pandehur, ndonjë ish-ministër, ish-kryeministër, ish-drejtor drejtorish nga po ato aktual pasi në këtë periudhë kohe skandalet dhe abuzimi me detyrën kanë qenë nga më të ndryshme. Në rastin më të madh kanë goditur hallexhinj, për aq kohë sa sistemi i drejtësisë është i varur nga politika për emërimet dhe zgjedhjet nuk mund të mendoj që të kemi një drejtësi të pavarur", tha Xhafa.

Për avokatin dhe jursitin Arbën Hoxha, një vit kohë është pak për të treguar se çdo bëj prokuroria e posaçme por sipas tij shpeh proçeset dështojnë për shkak se hetimet nisin me bujë e përfundojnë pa prova.

"1 vit nuk është shumë gjatë për të pritur rezultate konkrete, të gjitha procedimet ose pjesa dërrmuese që kanë nisur në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nuk plotësojnë ose shumë pak të organizatës kriminale nuk plotësojnë as kushte minimale, jo teorike e praktike, mbi të ligja ligjore të parashikuara në Kodin Penal. Për mua e rëndësishme është "le të bëhet drejtësi pa le të shembet bota", për mua nuk është e rëndësishme që të bëhet drejtësi për t'u kënaqur bota, për mua e rëndësishme është që të bëhet drejtësi. Nëse ka prova të mjaftueshme le të marrin dënimin që meritojnë por me prova dhe mbi të gjitha duke kaluar filtrat e gjykatës", tha Hoxha.

Më 19 dhjetor 2019 SPAK nisi zyrtarisht punën ndërsa dy zyrtarët më të lartë të cilët janë në hetim prej kësaj prokurorie janë ish kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ish kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami. SPAK do duhet të kishte 15 prokurorë ndërsa aktualisht ka 13 prokurorë dhe mungojnë ende dy të tjerë të cilët janë në pritje të çertifikimit nga vettingu.

A duhet të kenë frikë nga SPAK ata që shkelin ligjin?

"I ashpër brenda ligjit, kush shkel ligjin duhet të trembet", tha Kraja.

 Me sa duket ky mesazh i kreut të SPAK një vit më parë ende s'ka trembur të paprekshmit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?