Gjergj Buxhuku, kreu i Konfindustrisë

1 qershori fundi i masave anti-covid, Konfindustria:  Vendim i mirëpritur, por i vonuar

28 Maj 2020, 12:50| Përditesimi: 28 Maj 2020, 12:52

  • Share

Fundi i masave anticovid në 1 qershor është përshëndetuar nga Konfindustria, e cila dy ditë më parë i bëri një kërkesë qeverisë që të lehtësonte masat.

Sipas Konfindustrisë, vendimi është mjaft i vonuar në kohë, duke shkaktuar rritje të paarsyeshme të dëmeve ekonomike dhe financiare plotësisht të shmangshme.

"Konfindustria vlerëson, se masat shtrënguese jopërpjestimore me shkallën e rrezikut real shëndetësor në vend dhe sidomos vonesat e paarsyetuara të kalimit në normalitet, kanë shkaktuar rritjen e paarsyetuar të faturës financiare në dëm të bizneseve, qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare në afatgjatë. Sipas vlerësimeve krahësimore me vende të tjera të Rajonit, keqmenaxhimi i krizës ka prodhuar një dëm financiar në të paktën 350 milion $ të llogaritur vetëm për muajt mars-prill 2020. Në vlerën e mësipërme nuk janë llogaritur dëmet financiare të shkaktuara nga vonesat e kalimit në normalitet në muajin maj në vazhdim. Konfindustria ka vlerësuar, se fatura financiare e krizës Covid për ekonominë formale në muajt mars prill është mbi 1.2 miliard $ dhe ekonominë reale mbi 2 miliard $", thuhet në njoftimin e konfindustrisë.

Komento

Komente

  • Lui: 28/05/2020 13:31

    Pse i vonuar o mjeshter? Edhe pas ketyre diteve te fundit qe ka patur rritje t madhe te rasteve ti akoma nuk je i bindur qe masat ishin te nevojshme?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?