Ilir Meta dhe Sali Berisha

1 prilli, një kujtesë për miqtë e ngushtë Berisha-Meta

1 Prill 2023, 17:21| Përditesimi: 1 Prill 2023, 17:23

  • Share

1 prilli duhet te shpallet feste kombëtare. Një shoqëri qe beson rrenat dhe mohon te vërtetat, qe voton hajdutet dhe ndëshkon te ndershmit si te dobët, brohoret shpifësit dhe linçon te arsyeshmit, respekton tradhtaret dhe përbuz besniket, e do një dite përkujtimi për heronjtë e tij.

Ne 1 prill shqiptaret përkujtojnë, ne ketë kuadër, edhe aktin me domethënës te historisë se tyre post-komuniste: Marrëveshjen Rama-Meta te dakordësuar ne një darke ngjalash ne Gjirin e Lalëzit, Jeruzalemin e oligarkisë shqiptare.

Protagonisti kryesor Meta, lidhi ne këtë dite besën me armikun e tij ne te egër (Ramën), i cili vetëm pak kohe me pare kish ndezur flake sheshin duke lënë 4 te vrare ne lufte për ta futur atë ne burg. Me këtë marrëveshje Meta beri te mundur rrëzimin nga froni te mikut te tij me besnik (Berishës), dhe ndëshkimin e tij me një milion vota, pak kohe pasi ky i fundit e kish mbrojtur nga burgu, duke vrare madje 4 vete për te mos e dorëzuar.

Pas tradhtisë, Meta shijoi qeverisjen me partnerin e ri duke i dhënë atij gjithçka, duke miratuar me shumice te cilësuar ligje antikushtetuese, deri edhe tek reforma territoriale, shkatërrimtare për PD-ne.

Megjithatë, pasi Rama - tashmë i fuqizuar - e flaku ne rruge, asgjë nuk e pengoi Metën te kthehet tek dashuria e vjetër. Berisha, jo vetëm ia fali, por edhe ia çmoi tradhtinë duke i dhënë ne gjithçka ne këmbim te mbështetjes për luftën e brendshëm ne PD. Ndërsa thotë se luftën e ka me Ramën dhe Meta i duhet për te bashkuar forcat kundër tij, i jep pjesën me te mire te këshillit bashkiak, ndërkohë qe refuzon te bashkoje forcat ne partine e vet.

E megjithatë ka njerëz qe e mbështesin, madje edhe e brohorasin, ndërsa te vëllazëruar tashme me koleget e tyre te PL-se, shajnë e mallkojnë egërsisht ata te PD-se qe nuk e pranojnë si normale këtë gjellë te shpifur!

Epo gëzuar pra 1 prillin, festen e ngjalave!

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?