1 prilli do të ishte data perfekte

4 Shtator 2020, 20:35| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 20:37

  • Share

Nuk ishte nevoja fare për gjithë këto takime pompoze sot në Presidencë për një çështje praktikisht pa kundërshtarë.

Ishte evituar, me atë rast, edhe tallja e Ramës, i cili gjoja nuk donte vetëm ditën e Pashkëve për zgjedhje, por ishte i hapur për çdo datë tjetër.
Edhe teatri i zhvlerësuar i Lulit, sikur mezi po priste te niste fushata, si shenja e mjaftueshme se fitoren e ka të sigurt.
Por ndoshta edhe sforcimi i Monës, të cilën e kishte detyruar kryesia e partisë t'i shkonte të shoqit për herë të parë në zyrë, kundër dëshirës së vet.
Mos pyet pastaj për gazetarët e shkretë, që kanë pritur me orë të tëra në zheg të vapës për të marrë vesh se çfarë u tha brenda, a thua se kishte ndonjë rëndësi.

1 prilli do të kishte qenë data perfekte për të gjithë.
Edhe si simbolikë, për atë që kanë bërë në kaq shumë vite për Shqipërinë, por edhe si nostalgji për marrëveshjen e famshme të ngjalave.
Është nje datë historike dhe konsensuale, sepse i zgjon kujtime të pashlyeshme qeverisë, opozitës dhe presidentit njëkohësisht.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?