Foto ilustruese

1 prilli Dita e Gënjeshtrave, historia dhe origjina e saj

1 Prill, 09:43| Përditesimi: 1 Prill, 09:47

  • Share

Sot thuajse në të gjithë botën festohet 1 Prilli Dita e Gënjeshtrave. Festimi i saj ndryshon shumë midis kulturave, por në fund kanë një të përbashkët: të bësh shaka. Humori varion nga ai më i thjeshti deri tek mashtrimet dhe gënjeshtrat më të ekzagjeruara.

Një nga historitë më të besueshme është ajo e fund shekullit 16-të, kur Papa Gregori XIII propozoi zbatimin e kalendarit gregorian.

Sipas kalendarit Gregorian 1 janari u bë fillimi i vitit duke zëvendësuar praktikën e fillimit të vitit në fund të marsit sipas kalendarit julian. Por disa njerëz vazhdonin të gënjenin veten dhe e festonin këtë ditë më 1 prill, ndërsa të tjerët talleshin me ta.

Ndërsa një teori tjetër tregon për festat e lashta si Hilaria, e kremtuar në Romë në fund të marsit ku njerëzit maskoheshin dhe tallnin bashkëqytetarët dhe gjyqtarët.

Pavarësisht çdo miti, Dita e Gënjeshtrave na inkurajon të qeshim së bashku, duke na kujtuar që të mos e marrim jetën shumë seriozisht.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?