1 orë debat në Kuvend, Baçi: Tallje! 3 marsi? Çdo vendim i Gjykatës kundër nesh është shantazh! Muça: Nëse vulën e merr Berisha, fiton Rama

2 Mars 2023, 17:49| Përditesimi: 2 Mars 2023, 18:53

  • Share

Edhe pse pati 1 muaj kaos në Kuvend për të folur për çështjen e McGonigal, mjaftoi vetëm 1 orë që çdo gjë të ezaurohej nga kryeministri Rama. Kampet e opinioneve janë  të ndara në publikun e gjerë por edhe nga politika për këtë lëvizje të Ramës, por për deputetin e Rithemelimit, Luan Baçi seanca ishte qesharake. Duke folur në Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Baçi tha se seanca ishte e turpshme.

“Për mua ishte seancë qesharake. Seancë që do të mbahet mend si njollë e zezë në histori. Opozita kishte 1 muaj që kërkonte fuqishëm, mocion me debat etj. Me shumë përpjekje u la në ditën e fundit të afatit të procedurës. I mblodhën bashkë pyetje, interpelancën dhe mocionin me debat, pyetje… Në mënyrë të qëllimtë kryeministri lexonte aktakuzën në anglisht, e përkthente edhe në shqip. Thoshte po, është e vërtetë, bënte komente sipas dëshirës së vetë. Normalisht s’dha asnjë përgjigje. Kolegët e mazhorancës kanë qenë sot të turpëruar. Sido që të ishte puna, këta deputetë duhet ta nisin pikërisht për këtë çështje. Por sa dilnin flisnin për Gërdecin, Non Grata-t, etj.”- tha Baçi.

Teksa i përgjigjej gazetarit Flogert Muça, Baçi i tha se nuk ishte seancë shteruese, madje sipas tij, Rama është i trembur.

“Boll më Flogert se nuk shkon kjo pune, nuk ishte shteruese. Ishte seancë e turpshme. Shkelje e rregullave. Tallje. Të vetët i ka në rresht të gjithë. Rama është i trembur, ju shmang mjeshtërisht. Do e quaja profesor për mashtrim.”- thotë Baçi.  

Sa i takon 3 marsit, ku pritet të merret vendimi i Gjykatës për vulën e PD-së, Baçi tha se çdo vendim që merret kundër Rithemelimit është shantazh të cilën e ka kundërshtuar Muça.

Pjesë nga debati:

Baçi: Çdo vendim tjetër është vendim që është në shantazh. Edhe shtyrje të bëjë, aq më tepër të legalizojë patericën e Ramës. S’është i pranueshëm.

Muça: Personi më i pa interesuar për PD është Sali Berisha. Sepse do ngelet pa argument për zgjedhjet e 14 majit. Sondazhet që tregojnë se është shumë dobët. Më i interesuar që ta marrë Berisha vulën është Rama. Duke trajtuar Berishën si gogol prandaj i fiton zgjedhjet.

Berisha po lutet që mos e marrë vulën.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 03/03/2023 10:52

    Po e mori vulen Berisha nuk do fitoj Rama po do largohet nga politikia Bardhi,ja uroj ta mari paversisht se eshte bere i rende ne sharje dhe shpifje keto kohet e fundit.Eshte politikan i pranueshem me te gjitha veprimet e tij dhe protestat sic i organizon ashtu i mban nen kontrroll. Pa protesta ska zhvillim aty degjohen problemet e popullit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?