Burgu i Peqinit

1 muaj pas mega-operacionit në burgjet e vendit, sërish drogë në atë të Peqinit

17 Mars 2022, 09:41| Përditesimi: 17 Mars 2022, 13:13

  • Share

Pas mega-operacionit për kontrollin e brendshëm në burgjet e vendit në shkurt, në atë të Peqinit u kap sërish drogë!

Drejtoria e burgut të Peqinit njoftoi se lënda narkotike është gjendur në ambientet e përbashkëta që përdoret nga të dënuarit. Brenda ambienteve të burgut u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 gram kanabis.

Lënda narkotike është gjetur nga punonjësit e drejtorisë së burgut, të cilët ushtrojnë kontrolle të shpeshta.

Super operacioni i policisë, 28 të arrestuar

Hetimet nisën në vitin 2020, u finalizua më 1 shkurt dhe vuri në pranga 28 persona, zyrtarë, policë burgjesh, biznesmenë dhe të burgosur që e kishin kthyer aktivitetin kriminal brenda qelive. Superoperacioni i Policisë zbuloi se të dënuarit për vepra të rënda penale kanë vijuar aktivitetin e tyre kriminal edhe brenda qelisë duke krijuar një grup të strukturuar kriminal. Policët e burgjeve, jo vetëm që nuk kanë ndërhyrë për të shkatërruar këtë grup, por kanë bashkëpunuar me ta duke mundësuar futjen e qeli të drogës dhe sendeve të paligjshme dhe transportin e saj nga njëri burg në tjetrin. Droga transportohej në trinomin burg i Peqinit-burgu i Drenovës- paraburgimi i Elbasanit dhe të gjitha këto veprime kryheshin kundrejt përfitimeve, ku si rezultat i këtij operacioni i sekuestruan 4 mln lekë brenda në burg.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?