Lulëzim Fejzullahu dhe xhaxhai i tij Rrahim Fejzullahu

'1 muaj Besë', xhaxhai i 18-vjeçarit që u vra barbarisht nga djemtë e biznesmenëve në Kosovë: Do të zbatoj Kanunin

28 Janar, 09:07| Përditesimi: 28 Janar, 09:27

  • Share

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën, ku dy adoleshentë të moshës 16 dhe 17-vjeç vranë pa mëshirë 18-vjeçarin Lulëzim Fejzullahu nga Podujeva, pas një sherri se kush do të ulej i pari në berberhane.

Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu, djemtë e dy biznesmenëve të njohur të zonës, pasi e kanë përplasur me makinë 18-vjeçarin, e kanë goditur më pas pa mëshirë më grushta, shkelma dhe shkop bejsbolli.

18-vjeçari ishte rritur jetim, pasi nëna dha babai e kishin lënë të vogël bashkë me motrën e tij. Ndërkohë që pritet vendimi i gjykatës për dy adoleshentët që sot ndodhen në burg, xhaxhai i viktimës ju ka lënë vetëm 1 muaj kohë familjarëve të autorëve për tu larguar nga zona.

Ka qenë imami i Podujevës, Bekim Jashari, i cili ka njoftuar se xhaxhai i 18-vjeçarit i kanë dhënë 1 muaj besë familjeve të dy autorëve të ngjarjes.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës ( Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, ka shkruar imami.

Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë thuhet se Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i viktimës, i cili që prej moshës 5 vjeçare ishte kujdesur për të pasi kishte mbetur jetim, i ka dhënë një muaj besë familjes së autorëve.

Kurse, mendim krejt të kundër në lidhje me këtë çështje pati avokati Arianit Koci, i cili ndërhyrjen e hoxhës dhe futjen e besës në këtë situatë e cilësoi si primitivizëm. Madje, sipas Kocit, pas deklarimit të imamit, policia duhet të aktivizohet sipas përgjegjësive të veta.

“Kjo është primitivizëm. Absolutisht jo (nuk duhet të përzihet hoxha), ai ka përgjegjësi ndaj xhematit por s’i takon askujt ta përmend çështjen e Besës. Besoj që pas këtyre deklarimeve, policia duhet të aktivizohet. Ata i dinë përgjegjësitë e veta”, tha Koci.

Koci tha se “ky mentalitet primitiv” nuk po e lë të zhvillohet Kosovën dhe po bën që njerëzit ta lëshojnë vendin.

Xhaxhai i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu, tha se “besë ka vetëm familja Kadriu, ndërsa familja Avdullahu nuk e ka asnjë minutë besë prej meje”.

“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me familjen Avdullahu. Ia kam dhënë një muaj besë familjes Kadriu. Familja Avdullahu një minutë nuk ka besë prej meje”, tha ai.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë u shënua më 14 Janar, 2024, në rrugën “Drinica” në Podujevë. 18-vjeçari Lulzim Fejzullahu u përplas me makinë dhe më pas u godit në mënyrë makabër nga Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. Menjëherë ai u dërgua drejt QKUK ku më 20 janar fatkeqësisht humbi dhe jetën pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Lidhur me këtë rast në pranga ranë dy të miturit, Eltion Kadriu dhe Artiol Abdullahu. E gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një sherri banal për radhën në një berberhanë të qytetit. Sipas asaj që mediat kosovare raportuan më herët, dy autorët janë djem biznesmenësh në Podujeve. Babi i Elton Kadriut ka një biznes makinash me qira, ndërsa babai i Artiol Abdullahut ka në pronësi një kompani “Security”.

Viktima Lulzim Fejzullahu ishte rritur jetim, vetëm me motrën e tij dhe vëllain. Xhaxhai i viktimës tregoi më herët për mediat dramën e jetës së Lulzimit dhe për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Unë jam xhaxhai tij. Lulzimi si 18-vjeçar ka qenë punëtor, ka qenë jetim. Pa dy prindërit. E kanë ndjek me makinë, e kanë shkel, e kanë shtypë e kanë rrëzuar. Kur e kanë rrezuar Lulzimin, e kanë goditur me shkop bejsbolli derisa sot në ora 3 pasdite ndërroi edhe jetë”, tha xhaxhai i Lulzimit ditë më parë.

Pas publikimit të kësaj ngjarje policia sekuestroi pamjet e filmuara nga kamerat e bizneseve aty ku dhe dy të rinjtë dhunuan në mënyrë makabër 18-vjeçarin.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/01/2024 02:01

    Se mos ka me shume tru Xhaxhai qe do te zbatoje Kanunin,nga ata dy birbot e vegjel qe e vrane per nje rradhe tek berberi!Qenka dhe alamet burri! Dhe sikur te mos mjaftonte kjo,hoxha ne vend qe te nderhyje t'a ndaloje,ose te perpiqet t'a binde qe t'ja lere drejtesise denimin,ose minimalisht te perpiqej t'i pajtonte familjet,krenohet qe i paska lene bese-kohe per te vrare e nuk eshte hakmarre menjehere e pa paralajmerim! Z.av.Koci ka 100 % te drejte!

    Përgjigju
    • Roy: 29/01/2024 07:59

      Ben shume mire qe zbaton kanunin se vetem ai mbase i ndalon pak vrasjet se po te jet prej ligjit ata dy kalamajt mbas dy muajsh i gjen duke pire kafe ne lokal se kane lek e paguajne per te dale, si po e vuajne keta humbjen e nipit te pafajshem ashtu ta vuajne eshe ata qe ju kane dhen edukaten e rruges femijeve.

  • Den: 28/01/2024 11:15

    Kanun kendej dhe kanun andej 50 vjet diktature nuk mjaftuan te zhdukin kanunin as kendej dhe as andej Prova e pakundërshtueshme qe jemi popull i vonuar qe nuk ka aftësi te ndertoje dhe ti bindet shtetit ligjor

    Përgjigju
    • Lala: 28/01/2024 16:00

      Nuk jam dakort me kanunin.eahy primitiv por nese do ekzistonte ligji pa dallim kanuni do ishte zhdukur me kohe.e Mendon QE ATA tipat do dalin Si minoren e me lek.e familja QEu ngren veshet am an pergjegjsi.e ketij I them shpirti per jetimin QE ka vdek.

    • Labi: 28/01/2024 13:11

      Jetuam si kafshe 5 shekuj prej turkut,e s kishim si te civiizoheshim si Europa

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?