Ish-futbollisti i Barcelonës Dani Alves

1 mln euro garanci dhe kushte të tjera, Dani Alves lë burgun pas 14 muajsh

20 Mars, 12:29| Përditesimi: 20 Mars, 12:31

  • Share

Pas 14 muajsh në burg Dani Alves do lërë qelinë. Futbollisti brazilian, i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg pak ditë më parë për abuzim seksual, pritet të paguajë 1 milionë euro garanci.

Vendimi u mor të martën nga gjykata e Barcelonës, që ka vendosur gjithashtu disa kushte për ish-futbollistin e Barcelonës. Atij do ti mbahen të dy pasaportat, braziliane dhe spanjolle, ndërsa do paraqitet saherë të thirret në gjykatë deri në një vendim përfundimtar. GDani Alves gjithashtu nuk duhet ti afrohet më shumë se 1 kilometër shtëpisë së personanit abuzuar, ndërsa e njëjta gjë vlen për punën dhe ambientet që ajo frekuenton.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?