1 mln $, Alibeaj: Kontratat i çuam 
në KQZ, ja pse lobuam në SHBA

27 Nëntor 2017, 21:41| Përditesimi:

  • Share
Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi sonte në Report Tv se kontratat lobuese që janë bërë në SHBA janë dorëzuar në KQZ dhe janë të njëjtat. Ai rrëzoi pretendimet e PS, ndërsa shtoi se është gati që të shkojë në prokurori për të sqaruar gjithçka.

Duke u ndalur të arsyeja se përse PD ka lobuar në SHBA, Enkelejd Alibeaj tha se gjithçka është bërë për të ndërgjegjësuar për situatën e kanabisit në Shqipëri dhe skandaleve të tjera qeveritare.

Që kur dolën lajmet e Tahirit e Sotës, Rama e ka humbur qetësinë. Të gjitha skandalet ia humbën qetësinë Ramës dhe ka gjetur një lloj sjellje e nxjerrjes së gjasme skandaleve të PD. E filloi me CEZ, nuk funksioni, vijoi me kryebashkiakun e Mallkastrës nuk funksionoi edhe kjo.

PD ka depozituar në KQZ këto kontrata. Ato janë publike, kush do mund t’i shikojë. Ato i ka edhe DASH. E kemi bërë këtë gjë për të ndërgjegjësuar për kanabisin, për këto skandale, për kthimin e këtij vendi që po mbyt me drogë tët gjithë Europën.

Ne jemi transparent i kemi bërë të dituar shpenzimet. Kontratat janë të depozituara në KQZ, qartësisht. Këto janë pa vlerë, pasi është shpikje për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë. Prokuroria duhet të veprojnë dhe ne jemi gati që të paraqitemi".

Por përse nga një kompani off shore? “Mos u merr me këtë. Ne jemi gati të shkojmë në prokurori për gjithçka. Dokumentet i ka DASH. Kemi kaluar në filtrin e DASH. Ata kanë parë shumën dhe burimin e saj” tha Alibeaj. Por PS ka akuzuar opozitën se shumën prej 1 mln dollarë për lobim në SHBA e ka fshehur duke mos e deklaruar në KQZ. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?