1 mijë euro rrogë plus mjekëve dhe infermierëve, 500 euro sanitareve dhe shoferëve të ambulancave

10 Mars 2020, 16:11| Përditesimi: 10 Mars 2020, 18:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se mjekët dhe infemrierët që janë në ballë të parë të luftës ndaj koronavirusit do të kenë 1 mijë euro plus rrogë në muaj gjatë periudhës që virusi është prezent. Ndërkohë sanitarët dhe shoferët e autoambulancave do të kenë 500 euro plus gjatë COVID-19.

"Mjekët dhe infermierët e angazhuar në sistemin e vijës së parë në luftën frontale me koronavirusin që shkojnë për vendosjen e tamponëve që marrin analizat tek zona e blinduar e infektivit, do t'i paguajmë 1 mijë euro plus në muaj deri në mbarimin e epidemisë. Dhe sanitarët dhe shoferët, 500 euro plus", tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri i bëri apel të gjithë specialistëve që janë jashtë sistemit shëndetësor të rikthehen dhe të reflektojnë eksperiencën e tyre në përballimin e kësaj situate.

"Ka disa figura të mëdha dhe të respektuara mjekësia shqiptare dhe kjo është koha që mendja, eksperienca, janë pasuria më e çmuar. Disa njerëz që janë ende shumë dinamikë të fortë, edhe pse i kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës, janë të ftuar, do të paguhen për të kontribuar në këtë luftë", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/ Rama: Jemi në luftë! Mbyllen disko e palestra, distancë 2 metër në lokale! Ftesë Metës e Bashës: Bashkojmë ekspertët (VIDEO)


G.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?