1 km nga qyteti Lezhës, harrohen banorët e lagjes ‘Shehri’: Jemi pa rrugë! Në buxhetin e bashkisë asnjë investim i parashikuar

22 Prill 2022, 21:37| Përditesimi: 22 Prill 2022, 22:07

  • Share

Lagjja e vjetër “Shehri’ në Lezhë ndodhet vetëm 1 km nga qendra e qytetit dhe shtrihet në fund të kodrës ku ndodhet Kalaja e Lezhës.

Banorët të shqetësuar për infrastrukturën rrugore dhe shërbimet që marrin kërkojnë të denoncojnë harresën që i është bërë nga pushtetit vendor.

“Dimrit është shumë keq. Nuk ka kanale, asnjësen. 800 metra është qendra e qytetit nga këtu. Të bëhet rruga”, shprehet një prej banorëve. 

Në kohë me shi, lëvizja e qytetarëve pothuajse paralizohet, pasi këta banorë nuk kanë as rrugë shtruar për shkuar deri në banesat e tyre.

“Nuk ka rrugë, është pa rrugë. Bashkia është në djeni. Kam bërë kërkesë me shkrim. Janë bërë ndërtesat jashtë rregullave. Është problem. Në rast të fatkeqësive duhet me e marrë xhenazen në krahë. Në rast sëmundjesh. Të na bëhet rruga. Është shumë problem”, tha një banor.

Në vizitën që i bëmë fshatit, shohim se edhe shtyllat që përcjellin energjinë elektrike në fshat janë prej druri, lehtësisht të dëmtueshme në kohë me erë dhe furtunë.

Banorët kërkojnë shërbime nga pushteti vendor për të ndryshuar situatën në lagjen ku jetojnë. Por referuar të dhënave edhe në buxhetin e këtij viti të Bashkisë së Lezhës, nuk është parashikuar të investohet në këtë lagje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?