1 kg e 400 gram marijuanë në formë çekollate në Benz, dy të rinjtë nga Tirana arrestohen në Durrës

30 Korrik 2020, 11:31| Përditesimi: 30 Korrik 2020, 11:34

  • Share

Dy persona nga Tirana janë arrestuar në Plepa të Durrësit pasi janë konstatuar me lëndë narkotike marijuanë.

Policia pas informacioneve të marra ka organizuar një operacion që ka dërguar në pranga R.S., 21 vjeç dhe E.J., 17 vjeç. gjatë kontrollit të kryer nga ana e uniformave blu në mjetin tip Benz, në sedilen e pasme të mjetit,  me drejtues shtetasin  R.S., dhe pasagjer shtetasin E.J., u gjetën dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

rreth 1 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marjuanë në formë çokollate, makina tip 'Benz' si dhe një shumë parash.

Gjihashtu gjatë kontrollit  kryer në banesën e shtetasit R.S., u gjetën dhe sekuestruar rreth 16 gr lëndë narkotike e llojit marjuanë. Tani dy personat do të përballen në gjykatë me veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?